Psalm i Davidit.
103 Lëvdo Jehovain, o shpirti im!
Emrin e tij të shenjtë gjithë qenia ime e lëvdoftë!
2 Lëvdo Jehovain, o shpirti im!
Kurrë mos harro gjithë sa ka bërë ai!+
3 Ai i fal të gjitha fajet e tua+
e nga tërë vuajtjet të shëron.+
4 Jetën tënde e shpëton nga gropa+
e të kurorëzon me dashuri besnike dhe mëshirë.+
5 Gjithë jetën të ngop me të mira,+
e ti rinohesh e gjallërohesh si shqiponja.+
6 Jehovai vepron me drejtësi+ e paanshmëri
dhe u bëhet krah gjithë të munduarve.+
7 Udhët e tij ia bëri të njohura Moisiut,+
dhe veprat e tij, bijve të Izraelit.+
8 Jehovai është i mëshirshëm dhe i dhembshur,+
nuk zemërohet shpejt dhe është plot dashuri besnike.+
9 Ai nuk do të gjejë të meta gjithë kohën,+
as do të mbajë mëri tërë jetën.+
10 Ai nuk vepron me ne sipas mëkateve tona+
e nuk na ndëshkon siç e meritojnë fajet tona.+
11 Vërtet, sa madhështorë ngrihen qiejt përmbi tokën,
po aq e madhe është dashuria e tij besnike për ata që e nderojnë thellësisht.+
12 Sa larg është lindja nga perëndimi,
aq shumë i ka larguar nga ne fajet tona.+
13 Siç tregon mëshirë babai për bijtë e vet,
ashtu tregon mëshirë Jehovai për këdo që e nderon thellësisht.+
14 Se ai e di mirë si jemi formuar+
e nuk harron që jemi veçse pluhur.+
15 Ditët e vdekatarit janë si ditët e barit të gjelbër;+
ai çel si lulet në livadhe+
16 që zhduken sapo të fryjë era
sikur të mos kishin ekzistuar kurrë.
17 Kurse dashuria besnike e Jehovait
zgjat mot e jetë për ata që e nderojnë thellësisht,+
dhe drejtësia e tij, për bijtë e bijve,+
18 për ata që respektojnë besëlidhjen e tij+
dhe i zbatojnë me kujdes urdhrat e tij.
19 Jehovai e ka bërë të patundur fronin në qiej,+
dhe mbretëria e tij shtrihet mbi gjithçka.+
20 Lëvdoni Jehovain, ju o engjëjt e tij+ shumë të fuqishëm,
ju që zbatoni fjalën e tij+ dhe i bindeni zërit të tij!
21 Lëvdoni Jehovain, ju ushtritë e tij,+
ju shërbëtorë që bëni vullnetin e tij!+
22 Lëvdo Jehovain, i gjithë ti krijim,
në të gjitha vendet ku mbretëron ai!
Lëvdo Jehovain, o shpirti im!