Eklisiastiu
1 Fjalët e atij që mbledh popullin,+ birit të Davidit, mbretit në Jerusalem.+
2 «Kotësi e kotësive!»—thotë ai që mbledh popullin.
«Kotësi e kotësive! Çdo gjë është kotësi!»+
6 Era fryn nga jugu e shkon drejt veriut.
Vërtitet e vërtitet po aty; era vjen rrotull pa pushim.
7 Gjithë lumenjtë* vërshojnë në det, por deti nuk mbushet;+
ata kthehen në vendin ku burojnë për të vërshuar përsëri.+
8 Të gjitha gjërat janë të lodhshme
e s’mund të shpjegohen me fjalë.
Syri nuk ngopet me atë që sheh,
as veshi me atë që dëgjon.
9 Ajo që ka qenë, prapë do të jetë,
ajo që është bërë, prapë do të bëhet;
s’ka asgjë të re nën diell.+
10 A ka ndonjë gjë për të cilën mund të thuhet: «Ja, një gjë e re!»
Ajo ka ekzistuar prej kohësh,
ka ekzistuar tashmë përpara nesh.
11 Askush nuk i kujton brezat e mëparshëm,
as brezat që do të vijnë nuk do të kujtohen.
Madje as këta nuk do të kujtohen nga brezat e mëvonshëm.+
12 Unë që mbledh popullin jam mbreti i Izraelit në Jerusalem.+ 13 Vendosa në zemër të studioja e të rrëmoja me mençuri+ çdo gjë që është bërë nën qiej+—çdo gjë të mjerueshme që Perëndia u ka dhënë bijve të njerëzve të merren.
14 I pashë të gjitha punët që ishin bërë nën diell,
dhe ja, çdo gjë ishte kotësi, një rropatje pas erës.+
15 Ajo që është e shtrembër, s’mund të drejtohet,
dhe ajo që mungon, s’ka si të numërohet.
16 Atëherë thashë me vete: «Ja, unë kam fituar shumë mençuri, më shumë se kushdo përpara meje në Jerusalem,+ dhe zemra ime është mbushur me mençuri e njohuri.»+ 17 U përpoqa me gjithë zemër të njihja mençurinë, budallallëkun* dhe marrëzinë;+ edhe kjo është një rropatje pas erës.