Letra e dytë drejtuar korintasve
6 Si bashkëpunëtorë të tij,+ ju nxitim të mos e pranoni më kot mirësinë e pamerituar të Perëndisë,*+ 2 sepse ai thotë: «Të dëgjova në një kohë të favorshme dhe të ndihmova në një ditë shpëtimi.»+ Ja, tani është koha veçanërisht e favorshme! Ja, tani është dita e shpëtimit!
3 Në asnjë mënyrë nuk po bëhemi pengesë për ju, që në shërbimin tonë të mos gjendet asnjë e metë.+ 4 Përkundrazi, në çdo mënyrë e rekomandojmë veten si shërbëtorë të Perëndisë,+ duke treguar qëndrueshmëri të madhe në shtrëngime, në raste nevoje, në vështirësi,+ 5 në rrahje, në burgje,+ në trazira, në mundime, në net pa gjumë, në raste pa ushqim;+ 6 me dëlirësi, me njohuri, me durim,+ me mirësi,+ me anë të frymës së shenjtë, me dashuri pa hipokrizi,+ 7 me fjalë të vërteta, me fuqinë e Perëndisë,+ me armët e drejtësisë+ në të djathtë* e në të majtë,* 8 me lavdi dhe çnderim, me një emër të keq e një emër të mirë. Konsiderohemi mashtrues, edhe pse themi gjithnjë të vërtetën; 9 si të panjohur, edhe pse të njohur; si të vdekur* e megjithatë, ja, jetojmë;+ si të dënuar* e megjithatë nuk jemi lënë në dorë të vdekjes;+ 10 si të pikëlluar, por gjithnjë të gëzuar; si të varfër, edhe pse pasurojmë shumë të tjerë; si njerëz që nuk kanë kurrgjë, edhe pse zotërojmë gjithçka.+
11 Ju kemi folur hapur,* o korintas, dhe për ju i kemi hapur plotësisht dyert e zemrave tona. 12 Përzemërsia jonë për ju s’njeh kufij,+ kurse ju i keni vënë kufij përzemërsisë së ngrohtë që ndieni për ne. 13 Prandaj, na e shpërbleni edhe ju—po ju flas si fëmijëve të mi—hapini plotësisht dyert e zemrës.*+
14 Mos u futni nën të njëjtën zgjedhë* me jobesimtarët,+ sepse ç’lidhje ka drejtësia me paligjshmërinë?*+ Apo ç’të përbashkët ka drita me errësirën?+ 15 Si mund të pajtohet Krishti me Belialin?*+ Apo ç’të përbashkët ka një besimtar me një jobesimtar?+ 16 Vallë pajtohet tempulli i Perëndisë me idhujt?+ Ne jemi tempulli i Perëndisë së gjallë,+ ashtu si tha Perëndia: «Do të banoj mes tyre+ dhe do të eci mes tyre. Unë do të jem Perëndia i tyre dhe ata do të jenë populli im.»+ 17 «Prandaj, dilni nga mesi i tyre dhe ndahuni veç,—thotë Jehovai,*—dhe mjaft e prekët gjënë e papastër»;+ «dhe unë do t’ju mbledh nën krahët e mi».+ 18 «Unë do të bëhem ati juaj dhe ju+ do të bëheni bijtë e bijat e mia,+—thotë Jehovai,* Perëndia i Plotfuqishëm.»