Isaia
5 Më lini, ju lutem, t’i këndoj të shtrenjtit tim,
atij që kam për zemër, një këngë për vreshtin e tij!+
I shtrenjti im kishte një vresht në anë të një kodre pjellore.
2 Ai e punoi, i hoqi gurët,
mbolli rrush të kuq të zgjedhur
e në mes ndërtoi një kullë;
hapi një vend dhe bëri një shtypëse rrushi.+
Shpresonte që të jepte rrush të mirë,
por ai dha vetëm rrush të egër.+
Pse dha vetëm rrush të egër
kur unë shpresoja të jepte rrush të mirë?
5 Tani, më lini t’ju tregoj
se ç’do t’i bëj vreshtit tim:
Përkundrazi, do ta pushtojnë ferrat dhe barërat e këqija,+
e unë do t’u jap urdhër reve të mos derdhin shi mbi të.+
7 E pra, vreshti i Jehovait të ushtrive është shtëpia e Izraelit;+
banorët e Judës janë plantacioni që kishte për zemër.
Ai shpresonte që të gjykonin me drejtësi,+
por ja, kishte padrejtësi;
shpresonte për drejtësi,
por ja, dëgjohej klithma e të keqtrajtuarve.»+
8 Mjerë ata që i shtojnë shtëpitë+
e fushat njëra pas tjetrës,+
aq sa zënë gjithë hapësirën
e banojnë vetëm ata në vend!
9 Unë e kam dëgjuar Jehovain e ushtrive të betohet
se shumë shtëpi, edhe pse luksoze e të bukura,
do të bëhen objekt llahtarie,
do të mbeten pa asnjë banor.+
11 Mjerë ata që çohen herët në mëngjes për të pirë alkool+
dhe rrinë vonë në mbrëmje derisa t’i ndezë vera!
12 Në gostitë e tyre kanë harpa, instrumente me tela,
dajre, fyej dhe verë,
por s’duan t’ia dinë për veprën e Jehovait,
e nuk e vënë re atë që bëjnë duart e tij.
Të lavdishmit e tij do të jenë të uritur,+
njerëzit e tij do të thahen nga etja.
14 Prandaj Varri* është zgjeruar,
e ka hapur gojën jashtë mase;+
shkëlqimi i Jerusalemit,* turmat e tij të zhurmshme dhe ata që rendin pas ahengjeve,
do të zbresin në të.
16 Jehovai i ushtrive do të lartësohet nëpërmjet gjykimit që do të japë;*
Perëndia i vërtetë, i Shenjti,+ do të shenjtërohet me anë të drejtësisë.+
17 Qengjat do të kullotin si në livadhin e tyre;
të ardhurit do të ushqehen në vendet e braktisura ku dikur kishte kafshë të majme.
18 Mjerë ata që e tërheqin fajin me litarët e mashtrimit,
mëkatin me litarët e karrocës!
19 Mjerë ata që thonë: «Le ta përshpejtojë Ai veprën e tij,
të nxitojë ajo që ta shohim.
20 Mjerë ata që thonë se e mira është e keqe dhe e keqja është e mirë,+
ata që e quajnë errësirën dritë dhe dritën errësirë,
të hidhurën të ëmbël dhe të ëmblën të hidhur!
22 Mjerë ata që janë me nam për të pirë verë,
ata që janë të zotë për të përzier pije alkoolike,+
23 ata që e shfajësojnë të ligun për një ryshfet+
dhe që ia mohojnë drejtësinë të drejtit!+
24 Prandaj, ashtu si gjuhët e zjarrit e përpijnë kashtën
dhe flakët e shkrumbojnë barin e thatë,
ashtu do të kalben edhe rrënjët e tyre
e lulet e tyre do të shpërndahen si pluhuri,
sepse hodhën poshtë ligjin* e Jehovait të ushtrive,
nuk e respektuan fjalën e të Shenjtit të Izraelit.+
25 Ja pse Jehovai është tej mase i zemëruar me popullin e tij
dhe do ta ngrejë dorën kundër tyre e do t’i godasë.+
Malet do të lëkunden,
kufomat e tyre do të hidhen si plehra në rrugë.+
Për shkak të gjithë asaj që ka ndodhur, atij nuk i është fashitur zemërimi,
por e ka ende dorën të ngritur kundër tyre.
26 Ai ngriti një sinjal* për një komb të largët;+
i fishkëlleu që të vijë nga skajet e tokës;+
dhe ja, ai po vjen me të shpejtë.+
27 Mes këtij kombi nuk ka asnjë që lodhet a që i merren këmbët.
Askush nuk është i përgjumur dhe askush nuk fle.
Rripat përreth mesit nuk i kanë të zgjidhur,
as lidhëset e sandaleve të këputura.
28 Të gjitha shigjetat i kanë mprehur,
gjithë harqet i kanë të tendosur;*
thundrat e kuajve të tyre duken si gurë stralli,
rrotat e karrocave të tyre, si furtunë.+
Ata do të ulërijnë, do ta mbërthejnë prenë,
do ta marrin me vete dhe askush s’do ta shpëtojë.
Kushdo që do t’ia ngulë sytë vendit,
do të shohë një errësirë që të fut trishtimin,
madje edhe drita do të errësohet nga retë.+