Mikea
mali i shtëpisë së Jehovait+
do të lartësohet patundshmërisht mbi majat e maleve
dhe do të ngrihet më lart se kodrat.
Drejt tij do të vërshojnë popujt.+
2 Shumë kombe do të vijnë e do të thonë:
«Ejani, le të ngjitemi në malin e Jehovait
dhe në shtëpinë e Perëndisë së Jakobit.+
Ai do të na mësojë udhët e tij,
dhe ne do të ecim në shtigjet e tij.»
Se nga Sioni do të dalë ligji*
dhe nga Jerusalemi fjala e Jehovait.
Kombet nuk do ta ngrenë shpatën kundër njëri-tjetrit,
dhe as do të mësojnë më të luftojnë.+
4 Secili do të ulet* nën hardhinë e vet dhe nën fikun e vet,+
dhe askush nuk do t’i trembë,+
sepse vetë Jehovai i ushtrive ka folur.*
5 Të gjithë popujt do të ecin secili në emër të perëndisë së vet,
kurse ne do të ecim në jetë të jetëve në emër të Jehovait, Perëndisë tonë.+
6 Jehovai thotë: «Atë ditë
unë do të mbledh atë* që çalonte,
atë që ishte shpërndarë+
dhe ata që trajtova ashpër.
Jehovai do të mbretërojë mbi ta në malin Sion,
tani e përgjithmonë.
8 Sa për ty, o kullë e kopesë,
kodër e bijës së Sionit,+
te ti do të kthehet, po, do të kthehet sërish sundimi i mëparshëm,*+
mbretëria që i përket bijës së Jerusalemit.+
9 Pse, pra, bërtet kaq shumë?
Mos vallë nuk ke më mbret,
apo mos vallë këshilltarët e tu kanë marrë fund,
që të kanë zënë dhembjet si të një gruaje që lind?+
10 Përpëlitu e rënko, o bijë e Sionit,
si një grua që lind,
sepse tani do të dalësh nga qyteti dhe do të banosh në fushë.
Jehovai do të të riblejë atje nga dora e armiqve të tu.+
11 Por tani, kundër teje do të mblidhen shumë kombe
që do të thonë: ‘Le të ndotet Sioni,
le të ndodhë kjo para syve tanë.’
12 Por ata nuk i dinë mendimet e Jehovait,
as nuk e kuptojnë qëllimin* e tij;
ai ka për t’i mbledhur bashkë si duaj drithi të sapokorrur në lëmë.*
13 Çohu dhe shij,* o bijë e Sionit,+
sepse brirët* e tu do t’i shndërroj në hekur,
thundrat e tua do t’i shndërroj në bakër,
dhe ti ke për të bërë pluhur e hi shumë popuj.+
Përfitimin e tyre të pandershëm ke për t’ia kushtuar Jehovait
dhe pasuritë e tyre Zotërisë së vërtetë të mbarë tokës.»+