Letra drejtuar Titit
2 Mirëpo ti vazhdo të mësosh ato gjëra që përputhen me mësimin e shëndoshë.*+ 2 Burrat e moshuar të jenë të përkorë në zakone,* seriozë, me mendje të shëndoshë,* të fortë në besim, në dashuri dhe në qëndrueshmëri. 3 Edhe gratë e moshuara të nderojnë Perëndinë me sjelljen e tyre, të mos jenë shpifëse, as skllave të verës së shumtë, por mësuese të së mirës, 4 që t’i këshillojnë* të rejat të duan burrat, të duan fëmijët, 5 të jenë me mendje të shëndoshë, të dëlira, punëtore në shtëpi,* të mira, të nënshtruara ndaj bashkëshortëve,+ që të mos shahet fjala e Perëndisë.
6 Po ashtu, vazhdo t’i nxitësh edhe të rinjtë që të kenë mendje të shëndoshë+ 7 dhe trego se je shembull për vepra të shkëlqyera në gjithçka. Mëso plot seriozitet atë që është e pastër,*+ 8 me një të folur të shëndoshë* që nuk mund të kritikohet,+ në mënyrë që kundërshtarët të turpërohen e të mos kenë asgjë negative* për të thënë kundër nesh.+ 9 Skllevërit të jenë të nënshtruar ndaj zotërinjve të tyre në gjithçka,+ të përpiqen t’i kënaqin, të mos ua kthejnë fjalën, 10 të mos i vjedhin,+ por të jenë plotësisht të besueshëm, që në çdo mënyrë të stolisin mësimin e Shpëtimtarit tonë, Perëndisë.+
11 Vërtet, mirësia e pamerituar* e Perëndisë është shfaqur dhe i sjell shpëtim çdo lloj njeriu.+ 12 Ajo na stërvit të hedhim poshtë qëndrimin shpërfillës ndaj Perëndisë e dëshirat e botës+ dhe të jetojmë me mendje të shëndoshë, drejtësi dhe përkushtim ndaj Perëndisë mes sistemit të tanishëm,*+ 13 ndërsa presim plotësimin e shpresës sonë të lumtur+ dhe shfaqjen e lavdishme të Perëndisë madhështor, si edhe të Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit, 14 i cili dha veten për ne,+ që të na çlironte*+ nga çdo lloj vepre e paligjshme* dhe të pastronte për vete një popull, që të jetë zotërimi i tij i veçantë dhe i zellshëm për vepra të shkëlqyera.+
15 Vazhdo të mësosh këto gjëra, të nxitësh* dhe të korrigjosh plot autoritet.+ Mos lejo askënd të të përbuzë.