Psalmi
Për mjeshtrin e korit; të akordohet në sheminith.* Këngë e Davidit.
12 Më shpëto, o Jehova, se s’ka mbetur më asnjë besnik;
besnikët janë zhdukur nga njerëzia.
2 Të gjithë ngopin njëri-tjetrin me gënjeshtra,
e veç fjalë lajkatuese* nxjerrin nga zemrat e tyre dinake.*+
3 Por Jehovai do t’i presë gjuhët lajkatuese,
do t’i qepë buzët mburracake+
4 dhe do t’i shfarosë ata që thonë:
«Falë gjuhës do t’ia dalim mbanë.
Nga buzët mund të nxjerrim ç’të duam.
E kush do të jetë zot mbi ne?!»+
Nga duart e atyre që i përbuzin,* do t’i shpëtoj.»