Për mjeshtrin e korit. Psalm i bijve të Korahut.+ Këngë.
85 O Jehova, sa mirësi i tregove vendit tënd!+
Ia ktheve Jakobit bijtë që ishin në robëri.+
2 Ia fale fajin popullit tënd
dhe gjithë mëkatin ia fshive.+ (Selah)
3 E përmbajte tërë zemërimin tënd të furishëm;
zjarrin e zemërimit tënd e fashite.+
4 O Perëndi i shpëtimit tonë, na dhuro sërish pëlqimin tënd!
Largoje prej nesh zemërimin tënd!+
5 A thua do të vlosh përherë nga zemërimi kundër nesh?+
Brez pas brezi do të jesh i zemëruar?
6 A nuk do të na gjallërosh sërish,
që populli yt të gëzojë falë teje?+
7 O Jehova, na mbulo me dashurinë tënde besnike!+
Na siguro shpëtimin që vjen prej teje!
8 Fjalët e Jehovait, Perëndisë së vërtetë, do të dëgjoj,
se ai do t’i shpallë paqen popullit të tij,+ besnikëve të tij,
nëse nuk bien sërish në grackën e vetëbesimit.+
9 Ai me siguri do t’i shpëtojë ata që e nderojnë thellësisht,+
që në vendin tonë të mbretërojë lavdia.
10 Dashuria e besnikëria do të takohen bashkë;
paqja e drejtësia do të puthen me njëra-tjetrën.+
11 Besnikëria do të mbijë nga dheu,
e drejtësia do të shndritë nga qielli.+
12 Po, Jehovai do të na mbulojë me të mira+
dhe toka jonë do të japë plot fryte.+
13 Drejtësia do të ecë para Perëndisë,+
e do të hapë një shteg për hapat e tij.