Sipas Lukës
1 Meqë shumë kanë marrë përsipër të përpilojnë një tregim të fakteve që ne u zëmë besë plotësisht,*+ 2 ashtu si i përcollën ata që ishin dëshmitarë okularë+ e shpallës* të lajmit që nga fillimi,+ 3 m’u duk mirë edhe mua, meqë i gjurmova me saktësi të gjitha gjërat që nga fillimi, që të t’i shkruaja sipas një radhe logjike, o fort i shkëlqyer Teofil,+ 4 që të jesh plotësisht i sigurt se gjërat që t’u mësuan gojarisht, janë të besueshme.+
5 Në ditët e Herodit,*+ mbretit të Judesë, ishte një prift me emrin Zakaria, nga ndarja priftërore e Abijahut.+ Gruan e kishte nga bijat e Aronit dhe e quanin Elizabetë. 6 Të dy ishin të drejtë në sytë e Perëndisë dhe ecnin në mënyrë të paqortueshme, sipas gjithë urdhërimeve dhe kërkesave ligjore të Jehovait.* 7 Por nuk kishin fëmijë, sepse Elizabeta ishte shterpë, dhe të dy ishin mjaft të shkuar në moshë.
8 Tani, ndërsa Zakaria po shërbente si prift para Perëndisë kur kishte radhën ndarja e tij,+ 9 pra, sipas rregullit* të vendosur për priftërinë, i erdhi radha të hynte në shenjtëroren e Jehovait*+ që të paraqiste temjan.+ 10 Gjithë populli po lutej përjashta në orën kur po paraqitej temjani. 11 Atij iu shfaq engjëlli i Jehovait,* që qëndronte në këmbë në të djathtë të altarit të temjanit. 12 Kur e pa, Zakaria u shqetësua dhe e zuri frika. 13 Por engjëlli i tha: «Mos ki frikë, Zakaria, sepse Perëndia e ka dëgjuar përgjërimin tënd, dhe gruaja jote, Elizabeta, do të të lindë një djalë, të cilin do ta quash Gjon.+ 14 Ti do të kesh gëzim e hare të madhe, dhe shumë veta do të gëzojnë për lindjen e tij,+ 15 sepse do të jetë i madh në sytë e Jehovait.*+ Mirëpo ai nuk duhet të pijë fare verë a ndonjë pije tjetër alkoolike+ dhe do të mbushet me frymë të shenjtë që para se të lindë.*+ 16 Ai do t’i kthejë shumë nga bijtë e Izraelit te Jehovai,* Perëndia i tyre,+ 17 dhe do të ecë përpara Tij me frymën dhe fuqinë e Elijas,+ që t’i kthejë zemrat e etërve si të fëmijëve*+ dhe të pabindurit në udhën e mençur* të të drejtëve, për të bërë gati për Jehovain* një popull të përgatitur.»+
18 Zakaria e pyeti engjëllin: «Nga ta di që kjo do të ndodhë vërtet? Se unë jam i moshuar dhe gruaja ime është mjaft e shkuar në moshë.» 19 Engjëlli iu përgjigj: «Unë jam Gabrieli,+ që qëndroj pranë Perëndisë,+ dhe ai më dërgoi të flas me ty e të të shpall këtë lajm të mirë. 20 Por, meqë nuk u besove fjalëve të mia, të cilat do të përmbushen në kohën e caktuar, nga tani, ti nuk do të flasësh dot dhe do të jesh i pagojë deri ditën kur të ndodhin këto gjëra.» 21 Ndërkaq, populli ishte akoma jashtë e po priste Zakarinë, i çuditur që po vonohej kaq shumë në shenjtërore. 22 Kur doli, Zakaria nuk fliste dot, dhe populli e mori me mend se kishte parë një shfaqje të mbinatyrshme* në shenjtërore; ngaqë mbeti i pagojë, fliste me shenja. 23 Me të mbaruar ditët e shërbimit të tij të shenjtë, Zakaria u kthye në shtëpi.
24 Ca kohë më vonë, Elizabeta, gruaja e tij, mbeti shtatzënë. Ajo nuk doli nga shtëpia për pesë muaj dhe thoshte: 25 «Ja si ka vepruar Jehovai* me mua tani. Ai më ka kushtuar vëmendje, që të më heqë poshtërimin në sytë e njerëzve.»+
26 Kur ajo ishte në muajin e gjashtë, Perëndia dërgoi engjëllin Gabriel+ në një qytet të Galilesë, që quhej Nazaret, 27 te një virgjëreshë+ e fejuar me një burrë të quajtur Jozef, nga shtëpia e Davidit. Emri i virgjëreshës ishte Mari.+ 28 Kur doli para saj, ai tha: «Përshëndetje, o shumë e pëlqyera, Jehovai* është me ty!» 29 Mirëpo atë e turbulluan shumë këto fjalë dhe po përpiqej të kuptonte ç’do të thoshte kjo përshëndetje. 30 Atëherë engjëlli vazhdoi: «Mos ki frikë, Mari, sepse ti ke gjetur pëlqim në sytë e Perëndisë. 31 Ti do të mbetesh shtatzënë, do të lindësh një djalë+ dhe do t’ia vësh emrin Jezu.+ 32 Ky do të jetë i madh+ e do të quhet Bir i Më të Lartit,+ dhe Perëndia Jehova* do t’i japë fronin e Davidit, të atit.+ 33 Ai do të mbretërojë përgjithmonë mbi shtëpinë e Jakobit, dhe Mbretëria e tij s’do të ketë fund.»+
34 Por Maria e pyeti engjëllin: «Si do të ndodhë kjo, përderisa unë s’kam pasur marrëdhënie me asnjë burrë?»+ 35 Engjëlli iu përgjigj: «Fryma e shenjtë do të vijë te ti+ dhe fuqia e Më të Lartit do të prehet mbi ty. Për këtë arsye, ai që do të lindë, do të quhet i shenjtë,+ Bir i Perëndisë.+ 36 Edhe Elizabeta, e afërmja jote, është shtatzënë dhe pret një djalë tani në pleqëri. Ajo që e quanin shterpë, është në muajin e gjashtë, 37 sepse asgjë* nuk është e pamundur për Perëndinë.»+ 38 Atëherë Maria tha: «Ja, skllavja e Jehovait!* Le të më ndodhë sipas fjalës sate.» Pas kësaj engjëlli u largua nga ajo.
39 Prandaj Maria u nis menjëherë ato ditë dhe shkoi në një qytet të rajonit malor të Judës. 40 Atje hyri në shtëpinë e Zakarisë dhe përshëndeti Elizabetën. 41 Sapo Elizabeta dëgjoi përshëndetjen e Marisë, foshnja në barkun e saj kërceu, dhe ajo u mbush me frymë të shenjtë. 42 Elizabeta thërriti me zë të lartë dhe tha: «E bekuar je mes grave dhe i bekuar është fryti i barkut tënd! 43 Ç’është ky privilegj për mua, që të vijë tek unë nëna e Zotërisë tim?! 44 Se ja, sapo dëgjova zërin tënd kur më përshëndete, foshnja në barkun tim kërceu nga gëzimi. 45 E lumtur është edhe ajo që besoi, sepse ato që i tha Jehovai,* do të përmbushen plotësisht!»
46 Maria i tha: «Shpirti im* madhëron Jehovain*+ 47 dhe zemra* ime s’ka si të mos ngazëllohet për Perëndinë, Shpëtimtarin tim,+ 48 sepse i ka kushtuar vëmendje skllaves së tij+ të parëndësishme. Ja, tani e tutje, të gjithë brezat do të më quajnë të lumtur,+ 49 sepse i Fuqishmi ka bërë gjëra të mëdha për mua, i shenjtë është emri i tij,+ 50 dhe u tregon mëshirë brez pas brezi atyre që i frikësohen.*+ 51 Me krahun e tij ka bërë vepra të fuqishme dhe i ka shpërndarë andej-këtej zemrat fodulle.+ 52 Ai i ka zbritur nga fronet burrat e pushtetshëm+ dhe i ka lartësuar të përulurit,+ 53 i ka ngopur të uriturit plot me të mira+ dhe i ka kthyer duarbosh të pasurit. 54 I ka ardhur në ndihmë Izraelit, shërbëtorit të vet, e kështu nuk e ka harruar premtimin se do t’u tregonte gjithnjë mëshirë+ 55 paraardhësve tanë, Abrahamit dhe pasardhësit*+ të tij.» 56 Maria ndenji rreth tre muaj me Elizabetën, e pastaj u kthye në shtëpi.
57 Tani, Elizabetës i erdhi koha për të lindur dhe lindi djalë. 58 Fqinjët e farefisi dëgjuan se Jehovai* kishte treguar shumë mëshirë për të, dhe u gëzuan bashkë me të.+ 59 Ditën e tetë ata shkuan të rrethpritnin fëmijën e vogël+ dhe kishin ndër mend t’i vinin emrin e të atit, Zakaria. 60 Por e ëma u tha: «Jo! Ai do të quhet Gjon.» 61 Atëherë i thanë: «Në farefisin tënd nuk ka asnjë me këtë emër.» 62 Pastaj, me shenja, e pyetën të atin si donte ta quante fëmijën. 63 Ai kërkoi një pllakë shkrimi dhe shkroi: «Emri i tij është Gjon.»+ Atëherë të gjithë u befasuan. 64 Në çast, Zakarisë i erdhi goja, iu zgjidh gjuha dhe nisi të fliste+ e të lëvdonte Perëndinë. 65 Të gjithë ata që banonin në lagjen e tyre, mbetën gojëhapur, dhe lajmi për këto gjëra mori dhenë në mbarë rajonin malor të Judesë. 66 Tërë ata që i dëgjuan, thoshin me vete: «Ç’do të bëhet vallë ky fëmijë?!», sepse dora e Jehovait* ishte vërtet me të.
67 Atëherë Zakaria, i ati, u mbush me frymë të shenjtë dhe profetizoi: 68 «Lëvduar qoftë Jehovai,* Perëndia i Izraelit,+ sepse i erdhi keq për popullin e vet dhe e çliroi.+ 69 Ai ngriti për ne një bri shpëtimi*+ në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të tij,+ 70 ashtu si kishte thënë që nga kohët e lashta me gojën e profetëve të vet të shenjtë,+ 71 që të na shpëtojë nga armiqtë dhe nga dora e të gjithë atyre që na urrejnë,+ 72 që t’u tregojë mëshirë paraardhësve tanë dhe të kujtojë besëlidhjen e tij të shenjtë,+ 73 betimin që i bëri Abrahamit, paraardhësit tonë,+ 74 që, pasi të jemi çliruar nga duart e armiqve, të na japë privilegjin t’i bëjmë shërbim të shenjtë pa frikë, 75 me besnikëri dhe drejtësi për gjithë ditët tona. 76 Kurse ti, biri im, do të quhesh profet i Më të Lartit, sepse do të shkosh përpara Jehovait,* që të përgatitësh udhët për të,+ 77 që të shpallësh mesazhin e shpëtimit me anë të faljes së mëkateve+ 78 falë zemërdhembshurisë së Perëndisë tonë. Kjo dhembshuri nga lart do të shkëlqejë mbi ne si agimi, 79 që t’u japë dritë atyre që dergjen në errësirë e në hijen e vdekjes+ dhe që të drejtojë këmbët tona në udhën e paqes.»
80 Ndërkohë fëmija rritej e forcohej me anë të frymës së Perëndisë. Ai qëndroi në shkretëtirë deri ditën kur iu shfaq hapur Izraelit.