Numrat
12 Tani, Miriami dhe Aroni nisën të flitnin kundër Moisiut, për shkak të gruas kushite me të cilën ishte martuar.+ 2 Ata thoshin: «Pse, vetëm nëpërmjet Moisiut ka folur Jehovai? A nuk ka folur edhe nëpërmjet nesh?»+ E Jehovai po dëgjonte.+ 3 Tani, Moisiu ishte më zemërbuti ndër gjithë njerëzit*+ në faqen e dheut.
4 Në çast, Jehovai i tha Moisiut, Aronit dhe Miriamit: «Dilni e shkoni te tenda e takimit që të tre!» Kështu ata të tre dolën. 5 Dhe Jehovai zbriti në shtyllën e resë,+ qëndroi në hyrje të tendës dhe thirri Aronin me Miriamin. Ata të dy dolën përpara 6 dhe ai u tha: «Më dëgjoni, ju lutem. Po të kishte mes jush ndonjë profet për Jehovain, unë do t’i shfaqesha atij në vegim*+ dhe do t’i flitja në ëndërr.+ 7 Por nuk është kështu në rastin e Moisiut, shërbëtorit tim. Atij i është besuar tërë shtëpia ime.*+ 8 Unë flas me të sy për sy,*+ e ia them gjërat qartë e jo me gjëegjëza. Unë, Jehovai, i shfaqem atij para syve. Si nuk patët frikë, pra, të flitnit kundër shërbëtorit tim, kundër Moisiut?»
9 Kështu Jehovait iu ndez zemërimi kundër tyre dhe u largua. 10 Kur reja u largua nga tenda, ç’të shihje! Miriamit i kishte rënë lebra dhe ishte bërë e bardhë si bora.+ Atëherë Aroni u kthye nga Miriami dhe pa se asaj i kishte rënë lebra.+ 11 Menjëherë Aroni i tha Moisiut: «Të përgjërohem, zotëria im! Të lutem, të mos ndëshkohemi për këtë mëkat! Kemi vepruar pa mend. 12 Të lutem, mos e lër motrën tonë të jetë si një foshnjë që lind e vdekur, e cila ka mishin gjysmë të kalbur kur del nga barku i nënës!» 13 Prandaj Moisiu i thirri Jehovait: «Të lutem, o Perëndi, të lutem, shëroje!»+
14 Jehovai iu përgjigj Moisiut: «Po ta kishte pështyrë i ati në fytyrë, a nuk do të ishte e poshtëruar për shtatë ditë? Le të vihet shtatë ditë në karantinë jashtë kampit,+ e pastaj le të futet përsëri.» 15 Kështu, Miriamin e vunë për shtatë ditë në karantinë jashtë kampit.+ Populli nuk e mblodhi kampin e nuk u nis derisa Miriami u fut përsëri. 16 Pastaj populli u largua nga Hazeroti+ dhe e ngriti kampin në shkretëtirën e Paranit.+