Joeli
1 Kjo është fjala që Jehovai i drejtoi Joelit,* birit të Petuelit:
2 «Dëgjoni këtë ju pleq!
Mbani vesh tërë ju banorë të vendi!*
A ka ndodhur një gjë e tillë në ditët tuaja
a në ditët e paraardhësve tuaj?+
4 Atë që la karkaleci* gllabërues, e hëngri karkaleci migrues,+
atë që la karkaleci migrues e hëngri karkaleci pa krahë;
atë që la karkaleci pa krahë e hëngri karkaleci i pangopur.+
5 Zgjohuni, o pijanecë,+ dhe qani!
Ulërini të gjithë ju që pini verë,
sepse verën e ëmbël jua kanë hequr nga goja.+
6 Një komb i fuqishëm e i panumërt+ u sul kundër vendit tim;
dhëmbët dhe nofullat i ka si të luanëve.+
7 Ka shkretuar hardhinë time,
fikun tim e ka bërë si cung;
i ka zhveshur krejt, i ka flakur tutje,
degët e tyre i ka lënë të bardha.
9 Në shtëpinë e Jehovait s’ka më blatime në drithë+ e blatime në pije;+
se priftërinjtë, shërbëtorët e Jehovait, po mbajnë zi.
10 Ara është shkretuar, toka po vajton,+
sepse drithi është shkretuar, vera e re ka mbaruar dhe vaji ka shteruar.+
11 Bujqit janë në ankth, vreshtarët ulërijnë
për grurin dhe për elbin,
sepse të korrat e arave kanë marrë fund;
12 hardhia është tharë,
fiku është fishkur,
shega, palma dhe molla,
gjithë drurët janë tharë në fushë.+
Gëzimi është kthyer në turp mes njerëzve.
13 Vishuni me copë thesi dhe vajtoni* ju priftërinj!
Ulërini ju shërbëtorë të altarit!+
Hyni, kaloni natën të veshur me copë thesi, ju shërbëtorë të Perëndisë tim,
sepse në shtëpinë e Perëndisë tuaj s’ofrohen më blatime në drithë+ e blatime në pije.+
14 Shpallni* një agjërim! Mblidhni një asamble solemne!+
Mblidhni pleqtë dhe gjithë banorët e vendit
në shtëpinë e Jehovait, Perëndisë tuaj,+
dhe thirrini për ndihmë Jehovait.
15 Oh, ajo ditë po vjen!
Dita e Jehovait është afër+
dhe do të vijë si një shkatërrim nga i Plotfuqishmi!
16 A nuk na e morën ushqimin para syve tanë,
gëzimin dhe harenë nga shtëpia e Perëndisë tonë?
17 Farat* janë kalbur poshtë lopatave të tyre;
depot janë shkretuar;
hambarët janë shembur, ngaqë drithi është tharë.
18 Edhe bagëtia psherëtin!
Kopetë e gjedhëve bredhin të hutuara, sepse nuk kanë kullotë,
dhe kopetë e dhenve vuajnë ndëshkimin.»