Letra e parë drejtuar korintasve
8 Tani, lidhur me ushqimet e paraqitura idhujve:+ të gjithë kemi njohuri për këtë çështje.+ Por njohuria krekos, kurse dashuria forcon.*+ 2 Prandaj, nëse dikush mendon se e njeh mirë një çështje, faktikisht nuk e njeh akoma siç duhet. 3 Por nëse dikush e do Perëndinë, Perëndia e njeh* si të vetin.
4 Për sa i përket ngrënies së ushqimeve të paraqitura idhujve, ne e dimë se një idhull s’është asgjë+ dhe se nuk ka asnjë Perëndi veç njërit.+ 5 Ndonëse ka të ashtuquajtura perëndi, qoftë në qiell a në tokë,+ sikurse thonë njerëzit se ka shumë «perëndi» dhe «zotërinj», 6 për ne faktikisht ka një Perëndi të vetëm,+ Ati,+ nga i cili burojnë të gjitha gjërat dhe për të cilin ekzistojmë;+ dhe ka një Zotëri të vetëm, Jezu Krishti, nëpërmjet të cilit erdhën në jetë të gjitha gjërat+ dhe nëpërmjet të cilit ekzistojmë.
7 Sidoqoftë, jo çdo njeri ka njohuri për këtë çështje;+ disave, kur hanë ushqimet e flijuara idhujve,+ u duket sikur po i adhurojnë, siç e kishin zakon më parë, dhe ndërgjegjja e tyre, ngaqë është e dobët, i vret.*+ 8 Mirëpo ushqimi nuk do të na afrojë më shumë me Perëndinë;+ nëse nuk hamë, nuk humbim gjë, edhe nëse hamë, nuk fitojmë gjë.+ 9 Gjithsesi hapi sytë se mos e drejta jote për të zgjedhur, bëhet pengesë* për ata që janë të dobët në besim.+ 10 E nëse njëri prej tyre të sheh ty, që ke njohuri për këtë çështje, tek ha në tempullin e një idhulli, a nuk do ta shtyjë ndërgjegjja deri në atë pikë sa të hajë ushqime të paraqitura idhujve? 11 Kështu, nga njohuria jote po shkatërrohet besimi i vëllait tënd, që nuk është aq i fortë sa ti e për hir të të cilit Krishti vdiq.+ 12 Ndaj, kur mëkatoni kështu kundër vëllezërve tuaj dhe plagosni ndërgjegjen e tyre të dobët,+ ju po mëkatoni kundër Krishtit. 13 Për këtë arsye, nëse ushqimi bëhet pengesë për vëllanë tim, nuk do të ha më kurrë mish, që të mos bëhem pengesë për vëllanë tim.+