Ligji i përtërirë
31 Pastaj Moisiu qëndroi para tërë Izraelit dhe i tha këto fjalë: 2 «Sot jam 120 vjeç+ e nuk mund të jem më prijësi juaj,* pasi Jehovai më ka thënë: ‘Ti nuk do ta kalosh Jordanin.’+ 3 Jehovai, Perëndia juaj, do të kalojë vetë përpara jush. Ai do t’i shfarosë para syve tuaj këto kombe, dhe ju do t’i dëboni.+ Matanë Jordanit do t’ju prijë Josiu,+ siç ka thënë Jehovai. 4 Jehovai do të bëjë me ta siç bëri me Sihonin+ e Ogun,+ mbretërit e amoritëve, dhe me vendin e tyre, kur i shfarosi.+ 5 Jehovai do t’i mposhtë këto kombe për ju, kurse ju duhet të veproni në përputhje me gjithë urdhërimet që ju kam dhënë për ta.+ 6 Jini të fortë dhe guximtarë.+ Mos kini frikë e mos u tmerroni prej tyre,+ sepse Jehovai, Perëndia juaj, marshon përkrah jush. Ai nuk do t’ju lërë e nuk do t’ju braktisë.»+
7 Moisiu thirri pastaj Josiun dhe para syve të tërë Izraelit i tha: «Ji i fortë dhe guximtar,+ sepse do ta çosh ti këtë popull në vendin që Jehovai u betua t’ua jepte paraardhësve të tij dhe ti do t’ia japësh si trashëgimi.+ 8 Jehovai do të marshojë përkrah teje dhe do të jetë vazhdimisht me ty.+ Ai nuk do të të lërë, as nuk do të të braktisë. Mos ki frikë e mos u tmerro.»+
9 Kështu Moisiu e shkroi këtë Ligj+ dhe ua dha priftërinjve, levitëve, të cilët mbartnin arkën e besëlidhjes së Jehovait, si edhe tërë pleqve të Izraelit. 10 Moisiu i urdhëroi ata: «Në fund të çdo shtatë vjetëve, në kohën e caktuar të vitit të faljes së borxheve,+ gjatë Festës së Kasolleve,*+ 11 kur tërë Izraeli të paraqitet para Jehovait,+ Perëndisë tuaj, në vendin që ai do të zgjedhë, do ta lexoni këtë Ligj që ta dëgjojë tërë Izraeli.+ 12 Mblidhni popullin,+ burrat, gratë, fëmijët* dhe të ardhurit që gjenden brenda qyteteve* tuaja, që të dëgjojnë, të mësojnë e të kenë nderim të thellë për Jehovain,* Perëndinë tuaj, dhe të zbatojnë me kujdes të gjitha fjalët e këtij Ligji. 13 Atëherë bijtë e tyre, të cilët nuk e kanë njohur këtë Ligj, do të dëgjojnë+ e do të mësojnë të kenë nderim të thellë për Jehovain, Perëndinë tuaj, për sa kohë të jetoni në vendin që do të shtini në dorë pasi të kaloni Jordanin.»+
14 Pas kësaj Jehovai i tha Moisiut: «Ja, dita e vdekjes sate është shumë afër.+ Thirr Josiun dhe paraqituni* në tendën e takimit* që t’ia ngarkoj detyrën atij.»+ Kështu Moisiu me Josiun vajtën dhe u paraqitën në tendën e takimit. 15 Ndërkaq Jehovai u shfaq pranë tendës në një shtyllë reje, e cila qëndroi në hyrje të tendës.+
16 Jehovai tani i tha Moisiut: «Ti je në prag të vdekjes* dhe shpejt ky popull do ta shesë veten si prostitutë te perënditë e huaja që gjenden në tërë vendin ku ai po shkon.+ Ata do të më braktisin+ dhe do ta prishin besëlidhjen që bëra me ta.+ 17 Atëherë do të më ndizet zemërimi kundër tyre,+ do t’i braktis+ e nuk do t’i hedh më sytë mbi ta+ derisa të marrin fund. Pas shumë të zezash e vuajtjesh+ do të thonë: ‘A nuk na kanë rënë këto të zeza ngaqë Perëndia ynë nuk është mes nesh?’+ 18 Megjithatë unë do t’i mbaj sytë larg tyre atë ditë, për shkak të gjithë ligësisë që kanë bërë duke shkuar pas perëndive të tjera.+
19 Prandaj shkruajeni këtë këngë+ e mësojuani izraelitëve.+ Mësojuani që ta dinë përmendsh,* që kjo këngë të shërbejë si dëshmia ime kundër popullit të Izraelit.+ 20 Kur t’i çoj në vendin që iu betova paraardhësve të tyre+—një vend ku rrjedh qumësht e mjaltë+—dhe të hanë derisa të ngopen e të begatohen,*+ ata do të shkojnë pas perëndive të tjera e do t’u shërbejnë, kurse mua do të më përbuzin dhe besëlidhjen time do ta prishin.+ 21 E kur t’u kenë rënë shumë të zeza e vuajtje,+ kjo këngë do t’u shërbejë si dëshmi (që pasardhësit e tyre të mos e harrojnë atë), sepse unë e di mirë ç’prirje kanë+ që para se t’i çoj në vendin që u jam betuar.»
22 Kështu, atë ditë Moisiu e shkroi këngën dhe ua mësoi izraelitëve.
23 Pastaj Ai* ia ngarkoi detyrën Josiut,+ birit të Nunit, dhe i tha: «Ji i fortë dhe guximtar,+ sepse ti do t’i çosh izraelitët në vendin që u jam betuar,+ dhe unë do të jem vazhdimisht me ty.»
24 Sapo mbaroi së shkruari të gjitha fjalët e këtij Ligji në një libër,+ 25 Moisiu i urdhëroi levitët që mbartnin arkën e besëlidhjes së Jehovait: 26 «Merreni këtë libër të Ligjit,+ vëreni anash arkës+ së besëlidhjes së Jehovait, Perëndisë tuaj, dhe atje ai do të shërbejë si dëshmi kundër popullit. 27 Se unë e njoh mirë natyrën e tyre rebele+ dhe kokëfortësinë e tyre.*+ Nëse janë rebeluar sa e sa herë kundër Jehovait kur isha ende gjallë e mes jush, aq më shumë do të rebelohen pas vdekjes sime! 28 Mblidhni pranë meje gjithë pleqtë e fiseve dhe të parët, që t’i them këto fjalë në prani të tyre e të marr si dëshmitarë kundër tyre qiellin dhe tokën,+ 29 se unë e di fare mirë që pas vdekjes sime populli do të veprojë me ligësi+ dhe do të largohet nga udha që i kam urdhëruar. Në të ardhmen, pa dyshim do t’i bien të zeza,+ sepse do të bëjë atë që është e keqe në sytë e Jehovait dhe do ta fyejë me veprat e duarve të tij.»
30 Pastaj, ndërsa gjithë kongregacioni i Izraelit e dëgjonte, Moisiu tha nga fillimi në fund fjalët e kësaj kënge:+