Proverbat
14 Gruaja që është vërtet e mençur, e ndërton shtëpinë e saj,+
kurse e marra e shemb me duart e veta.
3 Fjalët fodulle që dalin nga goja e të marrëve, janë si shkop ndëshkimi,
por të mençurit gjejnë mbrojtje nga buzët e tyre.
4 Aty ku s’ka bagëti, grazhdi është i pastër,
por të korrat janë të bollshme falë fuqisë së demit.
6 Tallësi e kërkon mençurinë, por s’e gjen dot,
kurse njeriu me aftësi për të kuptuar, e gjen kollaj njohurinë.+
8 Falë mençurisë, mendjemprehti e kupton ku po shkon,
10 Vetëm zemra e njeh brengën e vet,
dhe asnjë i paftuar nuk e përjeton dot gëzimin e saj.
13 Edhe kur qesh, zemra mund të ndiejë dhembje,
dhe gëzimi mund të përfundojë në hidhërim.
14 Kush ka zemër të pabesë, vuan pasojat e udhëve të veta,+
por njeriu i mirë shijon shpërblimin e veprimeve të veta.+
16 I mençuri është i kujdesshëm dhe e shmang të keqen,
por i pamendi është kokëkrisur* dhe i beson tepër vetes.
19 Njerëzit e këqij kanë për t’u gjunjëzuar para të mirëve,
dhe të ligjtë në portat e të drejtëve.
21 Kush e përbuz tjetrin,* mëkaton,
por kush tregohet i dhembshur me të përvuajturin, është i lumtur.+
22 A s’do të hyjnë në rrugë të shtrembër ata që thurin intriga?
Por dashuria besnike dhe e vërteta* u përkasin atyre që dëshirojnë me zjarr të bëjnë mirë.+
25 Dëshmitari i vërtetë shpëton jetë,
kurse dëshmitari i rremë gënjen sa herë që hap gojën.
26 Nderimi i thellë për Jehovain* i jep shumë siguri njeriut+
dhe në të do të gjejnë strehë fëmijët e tij.+
27 Nderimi i thellë për Jehovain është burim jete
dhe të largon nga kurthet e vdekjes.
29 Kush nuk zemërohet shpejt, është plot aftësi dalluese,+
por kush është i paduruar, e tregon sheshit marrëzinë e tij.+
31 Kush zhvat të përvuajturin, fyen Bërësin e tij,+
por kush tregohet i dhembshur me të përvuajturin, i jep Atij lavdi.+