Letra e parë e Pjetrit
4 Përderisa Krishti vuajti kur ishte prej mishi e gjaku,+ edhe ju armatosuni me të njëjtën prirje mendore* si ai, sepse kush ka vuajtur kështu, ka hequr dorë nga mëkatet,+ 2 që, për sa kohë të jetë si njeri prej mishi e gjaku, të mos jetojë më për dëshirat njerëzore,+ por për të bërë vullnetin e Perëndisë.+ 3 Vërtet, më parë kaluat mjaft kohë duke bërë vullnetin e botës,+ kur jepeshit pas sjelljes së pacipë,* epsheve të shfrenuara, pirjes me tepri, festave* të shfrenuara, dehjeve* dhe idhujtarisë së neveritshme.*+ 4 Tani atyre u vjen çudi që nuk vraponi më me ta në të njëjtën udhë të degjeneruar e të shfrenuar, dhe prandaj ju shajnë.+ 5 Por këta njerëz do t’i japin llogari atij që është gati të gjykojë të gjallët dhe të vdekurit.+ 6 Për këtë qëllim lajmi i mirë iu shpall edhe të vdekurve,*+ që të jenë të gjallë në sytë e Perëndisë e të jetojnë nën drejtimin e frymës së tij, pavarësisht si i gjykojnë njerëzit me kriteret e tyre.*
7 Tashmë fundi i të gjitha gjërave është afruar. Prandaj jini me mendje të shëndoshë*+ dhe qëndroni vigjilentë* për t’iu kushtuar lutjeve.+ 8 Mbi të gjitha, kini dashuri të zjarrtë për njëri-tjetrin,+ sepse dashuria mbulon* mëkate të shumta.+ 9 Jini mikpritës me njëri-tjetrin, pa u ankuar.+ 10 Secili nga ju ta përdorë dhuratën e vet në atë masë që ka marrë, që t’i shërbeni njëri-tjetrit si kujdestarë të shkëlqyer të mirësisë së pamerituar të Perëndisë, të shprehur në mënyra të ndryshme.+ 11 Nëse dikush flet, të flasë për thëniet e Perëndisë, e nëse dikush shërben, të shërbejë duke u mbështetur te fuqia që jep Perëndia,+ që, nëpërmjet Jezu Krishtit, atij t’i jepet lavdi për çdo gjë.+ Lavdia dhe fuqia janë të tijat në jetë të jetëve! Amin!
12 Të dashur, të mos ju vijë çudi për sprovat e zjarrta që po hasni,+ thua se po ju ndodh ndonjë gjë e çuditshme. 13 Përkundrazi, vazhdoni të gëzoni+ meqë po hiqni deri diku të njëjtat vuajtje si të Krishtit,+ që të gëzoni e të ngazëlloni edhe kur të zbulohet lavdia e tij.+ 14 Nëse po ju poshtërojnë* për emrin e Krishtit, lum ju,+ sepse fryma e lavdisë, po, fryma e Perëndisë, prehet mbi ju.
15 Megjithatë, askush nga ju të mos vuajë ngaqë është vrasës, hajdut, keqbërës, a ngaqë fut hundët në punët e të tjerëve.+ 16 Por, nëse dikush vuan si i krishterë, të mos e ketë për turp,+ por të vazhdojë t’i japë lavdi Perëndisë duke mbajtur këtë emër. 17 Në të vërtetë, ka ardhur koha e caktuar që gjykimi të fillojë me shtëpinë e Perëndisë.+ Tani, nëse fillon së pari me ne,+ ç’fund i pret ata që nuk i binden lajmit të mirë të Perëndisë?+ 18 «Dhe, nëse me zor shpëton i drejti, ç’do t’i ndodhë mëkatarit dhe atij që shpërfill Perëndinë?»+ 19 Kështu, ata që vuajnë ngaqë bëjnë vullnetin e Perëndisë, le të vazhdojnë ta lënë veten në duart e një Krijuesi besnik ndërsa bëjnë të mirën.+