Sipas Mateut
1 Libri i historisë* së Jezu Krishtit,* birit të Davidit,+ birit të Abrahamit:+
Isakut i lindi Jakobi;+
Jakobit i lindi Juda+ dhe vëllezërit e tij;
3 Judës i lindën Perezi dhe Zerahu+ nga Tamara;
Perezit i lindi Hezroni;+
Hezronit i lindi Rami;+
4 Ramit i lindi Aminadabi;
Aminadabit i lindi Nahasoni;+
Nahasonit i lindi Salmoni;
5 Salmonit i lindi Boazi nga Rahaba;+
Boazit i lindi Obedi nga Rutha;+
Obedit i lindi Jeseu;+
6 Jeseut i lindi Davidi,+ mbreti.
Davidit i lindi Solomoni+ nga gruaja e Uriahut;
7 Solomonit i lindi Rehoboami;+
Rehoboamit i lindi Abijahu;
Abijahut i lindi Asa;+
Jehozafatit i lindi Jehorami;+
Jehoramit i lindi* Uziahu;
Jotamit i lindi Akazi;+
Akazit i lindi Hezekia;+
Manaseut i lindi Amoni;+
Amonit i lindi Josia;+
11 Josisë+ i lindi* Jekonia+ dhe vëllezërit e tij gjatë kohës së dëbimit në Babiloni.+
12 Pas dëbimit në Babiloni, Jekonisë i lindi Shealtieli;
Shealtielit i lindi* Zorobabeli;+
13 Zorobabelit i lindi Abiudi;
Abiudit i lindi Eliakimi;
Eliakimit i lindi Azori;
14 Azorit i lindi Sadoku;
Sadokut i lindi Akimi;
Akimit i lindi Eliudi;
15 Eliudit i lindi Eleazari;
Eleazarit i lindi Matani;
Matanit i lindi Jakobi;
16 Jakobit i lindi Jozefi, burri i Marisë, nga e cila lindi Jezui,+ që quhet Krisht.+
17 Nga Abrahami deri te Davidi ishin gjithsej 14 breza; nga Davidi deri te dëbimi në Babiloni, 14 breza; nga dëbimi në Babiloni deri te Krishti, 14 breza.
18 Lindja e Jezu Krishtit ndodhi kështu: gjatë kohës që e ëma, Maria, ishte e fejuar me Jozefin, ajo mbeti* shtatzënë me anë të frymës së shenjtë*+ përpara se të martoheshin. 19 Megjithatë, meqë burri i saj, Jozefi, ishte i drejtë dhe nuk donte që ajo të turpërohej para të gjithëve, mendoi ta divorconte fshehurazi.+ 20 Por, pasi i bluajti në mendje këto gjëra, ja, engjëlli i Jehovait* iu shfaq në ëndërr dhe i tha: «Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh në shtëpi gruan tënde, Marinë, sepse fëmija që është ngjizur në të,* është nga fryma e shenjtë.+ 21 Ajo do të lindë një djalë, dhe ti do t’ia vësh emrin Jezu,*+ sepse ai do ta shpëtojë popullin e tij nga mëkatet.»+ 22 Në të vërtetë, e gjithë kjo ndodhi që të përmbushej ajo që kishte thënë Jehovai* nëpërmjet profetit të tij: 23 «Ja, virgjëresha do të mbetet shtatzënë e do të lindë një djalë, të cilit do t’ia vënë emrin Emanuel»,+ që kur përkthehet, do të thotë: «Perëndia është me ne.»+
24 Atëherë Jozefi u zgjua nga gjumi dhe bëri siç e kishte udhëzuar engjëlli i Jehovait:* e mori në shtëpi gruan e tij, 25 por nuk pati marrëdhënie seksuale me të, derisa ajo lindi një djalë,+ të cilit ia vuri emrin Jezu.+