Isaia
25 O Jehova, ti je Perëndia im!
Unë të lartësoj dhe e lëvdoj emrin tënd,
sepse me besnikëri+ dhe besueshmëri
ke bërë gjëra të mrekullueshme,+
2 Ti ke kthyer një qytet në grumbull gurësh,
një qytet të fortifikuar në grumbull rrënojash.
Kulla e të huajve s’është më qytet;
s’do të rindërtohet më kurrë.
strehë për t’u mbrojtur nga shtrëngata,
hije për t’u mbrojtur nga nxehtësia.+
Kur tiranët shfryjnë si shtrëngata që përplaset pas murit,
5 si të nxehtët në një tokë të zhuritur,
ti e fashit zhurmën e të huajve.
Ashtu si një re fashit të nxehtët,
kështu shuhet edhe kënga e tiranëve.
6 Në këtë mal,+ Jehovai i ushtrive do të shtrojë për të gjithë popujt
një gosti me ushqime të zgjedhura,+
një gosti me verë të shkëlqyer,*
me ushqime të zgjedhura, plot palcë,
me verë, po, me verë të filtruar.
7 Në këtë mal, ai do ta zhdukë* velin që mbështjell të gjithë popujt
dhe mbulesën* që është hedhur mbi të gjitha kombet.
8 Ai do ta përpijë* vdekjen një herë e mirë.+
Zotëria Sovran Jehova do të fshijë lotët nga çdo fytyrë.+
Do të heqë anembanë tokës poshtërimin që i është bërë popullit të tij,
sepse këtë e tha vetë Jehovai.
9 Atë ditë do të thonë:
«Ja, ky është Perëndia ynë!+
Ky është Jehovai!
Tek ai kemi shpresuar!
Të gëzojmë e të ngazëllojmë për shpëtimin që vjen prej tij!»+
10 Se dora e Jehovait do ta mbrojë* këtë mal,+
kurse Moabin do ta shkelin me këmbë,+
ashtu si shkelet kashta në një gropë plehu.
11 Ai do ta rrahë me duart e tij,
ashtu si rreh ujin një notar kur noton,
dhe me lëvizjet e shkathëta të duarve+
do t’ia ulë fodullëkun.
12 Qytetin e fortifikuar me muret e larta mbrojtëse,
ai do ta rrëzojë;
do ta bëjë të prekë tokën, po, pluhurin.