Danieli
12 Gjatë asaj kohe do të ngrihet Mikaeli,*+ princi i madh,+ i cili po vepron* në dobi të popullit tënd.* Do të ketë një kohë vuajtjesh, të atillë që nuk ka pasur që nga lindja e kombeve e deri në atë kohë. Gjatë asaj kohe, populli yt do të shpëtojë,+ të gjithë ata që e kanë emrin të shkruar në libër.+ 2 E shumë nga ata që flenë në pluhurin e tokës, do të zgjohen, disa për jetë të përhershme dhe të tjerë për poshtërim e përçmim të përhershëm.
3 Ata që kanë gjykim të thellë, do të ndriçojnë si hapësira qiellore, dhe ata që çojnë shumë veta në drejtësi, do të shndritin si yjet, në jetë të jetëve.
4 Ndërsa ti, Daniel, mbaji të fshehta fjalët dhe vulose librin, deri në kohën e fundit.+ Shumë do ta shqyrtojnë me hollësi,* dhe njohuria e vërtetë do të bëhet e bollshme.»+
5 Atëherë, unë, Danieli, pashë dy të tjerë që qëndronin buzë lumit, njëri në këtë anë e tjetri në anën tjetër.+ 6 Pastaj, njëri i tha burrit të veshur me lino,+ që ishte mbi ujërat e lumit: «Sa kohë do të kalojë derisa të përmbushen këto gjëra të mrekullueshme?» 7 Atëherë dëgjova burrin me veshje linoje, që ishte mbi ujërat e lumit, ndërsa ngrinte dorën e djathtë e të majtë drejt qiejve dhe betohej për Atë që rron në jetë të jetëve:+ «Do të kalojë një kohë e caktuar, dy kohë të caktuara dhe gjysmë kohe.* Fuqia e popullit të shenjtë do të thyhet dhe, sapo të mbarojë kjo,+ të gjitha këto gjëra do të përmbushen.»
8 Unë dëgjova, por nuk kuptova,+ prandaj thashë: «Imzot, cili do të jetë rezultati i këtyre gjërave?»
9 Atëherë ai më tha: «Shko Daniel, sepse fjalët duhen mbajtur të fshehta e të vulosura deri në kohën e fundit.+ 10 Shumë do të pastrohen, do të zbardhen e do të rafinohen.+ Të ligjtë do të veprojnë me ligësi dhe asnjë i lig nuk do të kuptojë, por ata që kanë gjykim të thellë do të kuptojnë.+
11 Që nga koha kur flijimi i vazhdueshëm+ të hiqet dhe gjëja e neveritshme që shkakton shkretim të vihet në vend,+ do të kalojnë 1.290 ditë.
12 Lum ai që pret plot shpresë* dhe që arrin deri në fund të 1.335 ditëve!
13 Kurse ti qëndro i patundur deri në fund. Do të prehesh, por në fund të ditëve do të ngrihesh për të marrë pjesën tënde.»*+