Zanafilla
5 Ky është libri i historisë së Adamit. Ditën kur e krijoi, Perëndia e bëri Adamin në ngjashmëri me të.+ 2 Ai i krijoi ata mashkull dhe femër.+ Ditën që i krijoi,+ i bekoi dhe u vuri emrin «njeri».*
3 Adami ishte 130 vjeç kur i lindi një djalë në ngjashmëri me të, sipas imazhit të tij, dhe e quajti Set.+ 4 Pas lindjes së Setit, Adami jetoi edhe 800 vjet, dhe i lindën bij e bija. 5 Kështu Adami jetoi gjithsej 930 vjet dhe pastaj vdiq.+
6 Seti ishte 105 vjeç kur i lindi Enosi.+ 7 Pas lindjes së Enosit, Seti jetoi edhe 807 vjet, dhe i lindën bij e bija. 8 Kështu Seti jetoi gjithsej 912 vjet dhe pastaj vdiq.
9 Enosi ishte 90 vjeç kur i lindi Kenani. 10 Pas lindjes së Kenanit, Enosi jetoi edhe 815 vjet, dhe i lindën bij e bija. 11 Kështu Enosi jetoi gjithsej 905 vjet dhe pastaj vdiq.
12 Kenani ishte 70 vjeç kur i lindi Mahalaleli.+ 13 Pas lindjes së Mahalalelit, Kenani jetoi edhe 840 vjet, dhe i lindën bij e bija. 14 Kështu Kenani jetoi gjithsej 910 vjet dhe pastaj vdiq.
15 Mahalaleli ishte 65 vjeç kur i lindi Jaredi.+ 16 Pas lindjes së Jaredit, Mahalaleli jetoi edhe 830 vjet, dhe i lindën bij e bija. 17 Kështu Mahalaleli jetoi gjithsej 895 vjet dhe pastaj vdiq.
18 Jaredi ishte 162 vjeç kur i lindi Enoku.+ 19 Pas lindjes së Enokut, Jaredi jetoi edhe 800 vjet, dhe i lindën bij e bija. 20 Kështu Jaredi jetoi gjithsej 962 vjet dhe pastaj vdiq.
21 Enoku ishte 65 vjeç kur i lindi Metuselahu.+ 22 Pas lindjes së Metuselahut, Enoku vazhdoi të ecte me Perëndinë e vërtetë* edhe për 300 vjet, dhe i lindën bij e bija. 23 Kështu, Enoku jetoi gjithsej 365 vjet. 24 Enoku eci besnikërisht me Perëndinë e vërtetë.+ Më pas, ai nuk ishte më, sepse Perëndia e mori.+
25 Metuselahu ishte 187 vjeç kur i lindi Lameku.+ 26 Pas lindjes së Lamekut, Metuselahu jetoi edhe 782 vjet, dhe i lindën bij e bija. 27 Kështu Metuselahu jetoi gjithsej 969 vjet dhe pastaj vdiq.
28 Lameku ishte 182 vjeç kur i lindi një djalë. 29 Ai ia vuri emrin Noe,*+ se tha: «Ky do të na sjellë ngushëllim* për punën tonë dhe për mundin e duarve tona, ngaqë tokën e ka mallkuar Jehovai.»+ 30 Pas lindjes së Noesë, Lameku jetoi edhe 595 vjet, dhe i lindën bij e bija. 31 Kështu Lameku jetoi gjithsej 777 vjet dhe pastaj vdiq.
32 Pasi u bë 500 vjeç, Noesë i lindi Semi,+ Kami+ dhe Jafeti.+