Psalmi
Këngë e bijve të Korahut.+
48 I madhërishëm është Jehovai dhe tejet i denjë të lëvdohet në qytetin e tij,
po, në qytetin e Perëndisë tonë, në malin e tij të shenjtë.
2 I bukur dhe i lartë ngrihet mali Sion në veriun e largët,
5 Por kur e panë, u shtangën
e në panik ia dhanë vrapit të tmerruar.
6 I zunë dridhmat dhe dhembjet si të një gruaje që lind,
7 se ti i shpartallon anijet e Tarshishit me erën e lindjes.
8 Në qytetin e Jehovait të ushtrive, në qytetin e Perëndisë tonë,
tani kemi parë me sytë tanë atë që kishim dëgjuar:
Perëndia e bën atë të patundur përjetë.+ (Selah)
10 Sikurse emri yt, o Perëndi,
lavdet për ty arrijnë deri në skajet e tokës;+
me të djathtën tënde ti sjell veç drejtësi.+
12 Marshoni përqark Sionit!
Bjerini rrotull! Numëroni kullat e tij!+
13 Shikojini me kujdes ledhet e tij mbrojtëse!*+
Hetoni kullat e tij të fortifikuara,
që t’u flisni për to brezave të ardhshëm,