Eklisiastiu
4 I kushtova përsëri vëmendje gjithë shtypjes që bëhet nën diell. Pashë lotët e të shtypurve, të cilët s’kishte kush t’i ngushëllonte;+ pushtetin e kishin shtypësit, prandaj s’kishte kush t’i ngushëllonte. 2 Atëherë përgëzova ata që tashmë kanë vdekur, sepse janë më mirë se ata që janë ende gjallë.+ 3 Dhe akoma më mirë se ata, është ai që s’ka ardhur ende në jetë,+ që s’i ka parë gjërat dëshpëruese që bëhen nën diell.+
4 Kam parë sa mund* dhe mjeshtëri sjell rivaliteti mes njerëzve;+ edhe kjo është kotësi, një rropatje pas erës.
5 I pamendi rri duarkryq teksa trupi i tretet.*+
6 Është më mirë të kesh një grusht me pushim, sesa dy grushte me mund dhe të rropatesh pas erës.+
7 I kushtova vëmendje edhe një kotësie tjetër nën diell: 8 dikush është vetëm fare, s’ka asnjë shok, as bir, as vëlla, e prapëseprapë nuk pushon kurrë së punuari dhe sytë s’i ngopen me pasuri.+ Vallë, a e pyet veten: «Për kë po mundohem? Për kë po ia mohoj vetes gjithë të mirat?»+ Edhe kjo është kotësi, s’ia vlen mundimi.+
9 Dy janë më mirë se një,+ sepse kanë një shpërblim të mirë* për mundin e tyre. 10 Në fakt, në rëntë njëri, tjetri mund ta ndihmojë shokun të ngrihet. Por ç’do të ndodhë me atë që bie e s’ka kush ta ndihmojë?
11 Për më tepër, nëse dy shtrihen bashkë, kanë për t’u ngrohur, por si do të ngrohet një i vetëm? 12 E nëse një njeri i vetëm mund të mposhtet, dy së bashku mund t’ia dalin mbanë. Një litar tresh nuk këputet kollaj* më dysh.
13 Është më mirë një djalë i varfër, por i mençur, se një mbret i moshuar, por i marrë,+ që nuk ka më aq mend sa t’ua vërë veshin këshillave.+ 14 Në fakt, ai* del madje edhe nga burgu që të bëhet mbret,+ ndonëse lind i varfër në mbretërinë e atij mbreti.+ 15 Kam menduar për gjithë të gjallët që ecin nën diell, si edhe çfarë ndodh me djalin që i zë vendin mbretit. 16 Edhe pse përkrahësit e tij janë të panumërt, ata që do të vijnë më pas, nuk do të jenë të kënaqur me të.+ Edhe kjo është kotësi, një rropatje pas erës.