Psalmi
Psalm i Davidit.
27 Jehovai është drita+ dhe shpëtimi im.
Nga kush të kem frikë?+
Jehovai është kalaja e jetës sime.+
Nga kush të kem tmerr?
2 Kur të ligjtë më sulmuan që të më hanin të gjallë,+
vetë këta armiq e kundërshtarë u penguan dhe ranë.
Edhe sikur të më shpallnin luftë,
do të ndihesha i sigurt falë teje.
4 Një gjë i kam kërkuar Jehovait
dhe veç këtë dëshiroj:
të banoj në shtëpinë e Jehovait çdo ditë të jetës sime,+
që mirësinë* e Jehovait të admiroj
5 Në ditë të keqe ai do të më bëhet strehë,+
në vendin sekret të tendës së tij do të më fshehë,+
mbi një shkëmb lart do të më ngrejë.+
6 Atëherë do ta mbaj kokën lart, mbi armiqtë që më rrethojnë,
me britma gëzimi do të ofroj flijime në tendën e tij,
për Jehovain lavde do të këndoj.*
7 Më dëgjo, o Jehova, kur të thërras për ndihmë!+
Ji zemërmirë me mua e m’u përgjigj!+
8 Zemra ime u ka bërë jehonë fjalëve të tua: «Kërkoni pëlqimin tim.»*
Dhe unë, o Jehova, do të kërkoj pëlqimin tënd.+
Ti je ndihma ime,+ o Perëndi i shpëtimit tim,
ndaj mos më braktis, mos më lër.
12 Mos më lër në dorë të kundërshtarëve,+
sepse dëshmitarë të rremë janë ngritur kundër meje+
e më kërcënojnë se do të më bëjnë keq.
Qofsh guximtar e me zemër të fortë!+
Po, shpreso te Jehovai!