Psalmi
Këngë e ngjitjeve. Psalm i Solomonit.
Po s’e ruajti Jehovai qytetin,+
më kot rrinë zgjuar rojat.
2 Më kot çoheni herët
dhe rrini deri vonë,
më kot rropateni për ushqimin tuaj,
se, për të shtrenjtët e tij, kujdeset ai
dhe u jep gjumë të ëmbël.+
5 Lum ai që e ka mbushur kukurën* plot!+
Ai nuk do të turpërohet,
se fëmijët e vet do ta mbrojnë nga armiqtë te porta e qytetit.