Libri i parë i Kronikave
16 Kështu e sollën Arkën e Perëndisë së vërtetë dhe e vunë brenda tendës që Davidi kishte ngritur për të.+ Pastaj paraqitën flijime të djegura dhe flijime në bashkësi përpara Perëndisë së vërtetë.+ 2 Kur mbaroi paraqitjen e flijimeve të djegura+ dhe të flijimeve në bashkësi,+ Davidi e bekoi popullin në emër të Jehovait. 3 Përveç kësaj, ai u shpërndau gjithë izraelitëve, çdo burri dhe çdo gruaje, një bukë të rrumbullakët, një kulaç hurmash Arabie dhe një kulaç stafidhesh. 4 Pastaj caktoi disa levitë që të shërbenin para Arkës së Jehovait,+ për të nderuar,* për të falënderuar dhe për të lëvduar Jehovain, Perëndinë e Izraelit. 5 Asafi+ ishte kreu dhe Zakaria vinte i dyti pas tij; Jejeli, Shemiramoti, Jehieli, Matitiahu, Eliabi, Benajahu, Obed-Edomi dhe Jejeli+ u binin instrumenteve me tela dhe harpave;+ Asafi u binte cimbaleve+ 6 dhe priftërinjtë Benajah e Jahaziel u binin rregullisht trumbetave përpara arkës së besëlidhjes së Perëndisë së vërtetë.
7 Pikërisht atë ditë, Davidi kompozoi për herë të parë këtë këngë falënderimi për Jehovain dhe udhëzoi Asafin+ e vëllezërit e tij që ta këndonin:
9 Këndojini atij e thurini lavde!*+
Mendoni thellë* për tërë veprat e tij të mrekullueshme!+
10 Mburruni me emrin e tij të shenjtë!+
Iu gëzoftë zemra atyre që kërkojnë Jehovain!+
11 Kërkoni Jehovain+ dhe forcën e tij!
Kërkoni pëlqimin* e tij pareshtur!+
12 Kujtoni veprat e mrekullueshme që ka kryer!+
Kujtoni mrekullitë dhe vendimet gjyqësore që ka shpallur,
13 të gjithë ju pasardhës* të Izraelit, shërbëtorit të tij,+
ju bij të Jakobit, të zgjedhurit e tij!+
14 Ai është Jehovai, Perëndia ynë.+
Ai jep vendime gjyqësore për gjithë tokën.+
15 E kujton përgjithmonë besëlidhjen e tij,
premtimin që bëri,* për një mijë breza,+
16 po, besëlidhjen që lidhi me Abrahamin,+
dhe betimin që i bëri Isakut,+
17 të cilin ia konfirmoi Jakobit me anë të një dekreti,+
si një besëlidhje të pandryshueshme për Izraelin,
18 duke thënë: ‘Ty do të ta jap Kananin,+
që të jetë trashëgimia jote.’+
21 Ai nuk lejoi asnjë që t’i shtypte,+
përkundrazi qortoi mbretër për hir të tyre,+
22 dhe tha: ‘Mos i prekni të mirosurit* e mi,
e mos u bëni asnjë të keqe profetëve të mi.’+
23 Këndojini Jehovait, të gjithë ju banorë të tokës!
Ditë për ditë shpallni shpëtimin që sjell ai!+
24 Bëjini jehonë lavdisë së tij mes kombeve,
gjithë veprave të tij të mrekullueshme mes popujve!
25 Se i madhërishëm është Jehovai dhe tejet i denjë të lëvdohet.
Ai të ngjall nderim të thellë më shumë se tërë perënditë.+
28 Jepini Jehovait nderimin që i takon, o fise të tërë popujve!
Jepini Jehovait nderimin që i takon për lavdinë dhe forcën që ka!+
29 Jepini Jehovait lavdinë që meriton emri i tij!+
Sillini një dhuratë dhe ejani para tij!+
Përkuluni para* Jehovait me veshje të shenjta stolisur!*+
30 Ejani me dridhma para tij, të gjithë ju banorë të tokës!
Toka është ngritur mbi themele të forta e nuk luan vendit.*+
32 Le të gjëmojë deti dhe çdo gjë që ai mban!
Le të ngazëllojnë fushat dhe çdo gjë që është në to!
33 Le të lëshojnë njëzëri britma gëzimi drurët e pyllit para Jehovait,
sepse ai po vjen* të gjykojë tokën.
35 Thoni: ‘Na shpëto, o Perëndi i shpëtimit tonë!+
Na mblidh e na shpëto nga kombet,
që t’i thurim lavde emrit tënd të shenjtë+
e plot hare të të lëvdojmë.+
36 Lëvduar qoftë Jehovai, Perëndia i Izraelit, për gjithë përjetësinë!’»*
Dhe mbarë populli tha «Amin!»* dhe lëvdoi Jehovain.
37 Pastaj Davidi la Asafin+ dhe vëllezërit e tij përpara arkës së besëlidhjes së Jehovait, për të shërbyer vazhdimisht para Arkës,+ sipas asaj që kërkohej çdo ditë.+ 38 Obed-Edomi me vëllezërit e tij, gjithsej 68 veta, dhe Obed-Edomi, biri i Jeduthunit, dhe Hosahu ishin derëtarë; 39 prifti Sadok+ dhe priftërinjtë e tjerë ishin para tabernakullit të Jehovait, në vendin e lartë* në Gibeon,+ 40 për t’i bërë rregullisht Jehovait flijime të djegura në altarin e flijimeve të djegura, në mëngjes e në mbrëmje, dhe për të zbatuar gjithë sa është shkruar në Ligjin e Jehovait që i dha si urdhër Izraelit.+ 41 Bashkë me këta ishte edhe Hemani, Jeduthuni+ dhe pjesa tjetër e burrave që ishin zgjedhur për të falënderuar Jehovain,+ sepse «dashuria e tij besnike zgjat përjetë»;+ 42 Hemani+ e Jeduthuni u binin trumbetave, cimbaleve dhe instrumenteve për të lëvduar Perëndinë e vërtetë;* kurse bijtë e Jeduthunit+ ishin përgjegjës për portën. 43 Pastaj, gjithë populli iku, secili në shtëpinë e vet, kurse Davidi shkoi të bekonte njerëzit e shtëpisë së tij.