Psalmi
LIBRI I DYTË
(Psalmet 42-72)
Për mjeshtrin e korit. Maskil* i bijve të Korahut.+
42 Si drenusha që digjet nga dëshira për rrëketë e ujit,
ashtu digjem edhe unë* për ty, o Perëndi!
2 Jam i etur* për Perëndinë, po, për Perëndinë e gjallë.+
Kur do të shkoj e të dal para* Perëndisë tim?+
3 Lotët më janë bërë ushqim ditë e natë;
gjithë ditën më tallin e më thonë: «E ku është Perëndia yt?»+
4 Ja ç’kujtoj dhe ty ta zbraz zemrën:
dikur ecja bashkë me një mori njerëzish,
me madhështi* i prija për në shtëpinë e Perëndisë
me këngë gëzimi e falënderimi në gojë,
me këngët e një turme që festonte.+
5 Pse e kam shpirtin* të helmuar?+
Pse më vlojnë këto ndjenja të trazuara në gji?
6 O Perëndia im, e kam shpirtin të helmuar,+
ja pse të kujtoj+ nga vendi i Jordanit,
nga kreshtat e Hermonit, nga mali Mizar.*
7 Kur ushtojnë ujëvarat e tua,
ujërat e thella u thërrasin ujërave të thella;
të gjitha dallgët e tua të tërbuara më kanë përpirë.+
8 Ditën Jehovai do të më tregojë dashuri besnike,
ndaj natën unë do t’i thur një këngë, një lutje Perëndisë së jetës sime.+
9 Do t’i them Perëndisë, shkrepit tim:
«Pse më ke harruar?+
Pse të endem i trishtuar për faj të armiqve që më shtypin?»+
11 Pse e kam shpirtin të helmuar?
Pse më vlojnë këto ndjenja të trazuara në gji?