Psalmi
Për mjeshtrin e korit. Psalm i bijve të Korahut.+ Maskil.*
44 O Perëndi, me veshët tanë kemi dëgjuar,
vetë paraardhësit tanë na kanë treguar+
për bëmat e tua në ditët e tyre,
për bëmat që ti kreve në kohët e lashta.
2 Me dorën tënde ti përzure kombe+
e në vend të tyre vure paraardhësit tanë;+
ti dërrmove kombe dhe i dëbove.+
Por ua solli dora jote e djathtë,+
krahu yt dhe buzëqeshja jote miratuese,*
sepse i kishe shumë për zemër.+
5 Falë fuqisë sate, ne do t’i zmbrapsim kundërshtarët;+
me besim tek emri yt do t’i shtypim ata që ngrihen kundër nesh.+
8 O Perëndi, gjithë ditën lavde do të të thurim;
përjetë emrin tënd do ta lëvdojmë. (Selah)
9 Por tani, ti na ke flakur tej e na ke poshtëruar,
me ushtritë tona më nuk marshon.
13 Na bëre për turp para fqinjëve tanë,
na bëre gazin e botës dhe lolo në sy të kombeve përreth.
15 Çdo çast e ndiej veten të poshtëruar
dhe turpi ma ka mbuluar gjithë fytyrën,
16 prej talljeve dhe fyerjeve të tyre,
prej hakmarrjes së armikut.
17 Ndonëse na kanë rënë gjithë këto të zeza,
ty nuk të kemi harruar,
besëlidhjen+ tënde nuk e kemi shkelur.
18 Zemra jonë nuk është larguar prej teje,
hapat tanë nuk janë shmangur nga shtegu yt.
20 Po ta harrojmë emrin e Perëndisë tonë,
po t’i shtrijmë duart për t’iu lutur një perëndie të huaj,
21 vallë nuk do ta marrë vesh Perëndia,
ai që i njeh të fshehtat e zemrës?!+
23 Ngrihu! Pse po fle, o Jehova?+
Zgjohu! Mos na flak tej përgjithmonë!+
24 Pse i mban sytë larg nesh?*
Pse lejon të na mundojnë e të na shtypin?