Letra e tretë e Gjonit
1 Plaku,* drejtuar Gajit të dashur, të cilin e dua vërtet.
2 I dashur, lutem që të kesh mbarësi në çdo gjë dhe shëndet të mirë, ashtu siç ke mbarësi tani. 3 Vërtet, u gëzova shumë kur vëllezërit erdhën e më treguan për besnikërinë tënde ndaj së vërtetës, e faktikisht ti po vazhdon të ecësh në të vërtetën.+ 4 Më bëhet zemra mal* kur dëgjoj që fëmijët e mi vazhdojnë të ecin në të vërtetën.+
5 I dashur, ti po tregohesh besnik* në gjithçka që bën për vëllezërit, edhe pse për ty janë të panjohur,+ 6 dhe ata kanë folur për dashurinë tënde para gjithë kongregacionit.* Të lutem, përcilli këta për rrugë siç është e denjë për Perëndinë,+ 7 sepse kanë dalë që të predikojnë për hir të emrit të tij, pa pretenduar asgjë+ nga njerëzit e botës.* 8 Prandaj ne e kemi për detyrë t’i mirëpresim njerëz të tillë,+ që të bëhemi bashkëpunëtorë për të përhapur të vërtetën.+
9 I shkrova diçka kongregacionit, por Diotrefi, të cilit i pëlqen të jetë i pari mes tyre,+ nuk pranon asgjë nga ne me respekt.+ 10 Prandaj, nëse vij, s’do t’i lë pa përmendur ato që bën ai, duke përhapur fjalë keqdashëse për ne.*+ E sikur të mos i mjaftonte kjo, ai nuk i mirëpret vëllezërit+ me respekt, e madje mundohet të pengojë e të flakë jashtë kongregacionit edhe ata që dëshirojnë t’i mirëpresin.
11 I dashur, mos imito të keqen, por të mirën.+ Kush bën të mirën, vjen nga Perëndia.+ Kush bën të keqen, nuk e ka parë Perëndinë.+ 12 Për Dhimitrin flasin mirë të gjithë, madje dëshmon edhe vetë e vërteta. Faktikisht, edhe ne flasim mirë për të, dhe ti e di se ajo që themi ne, është e vërtetë.
13 Kisha shumë gjëra për të të shkruar, mirëpo nuk dëshiroj të vazhdoj t’i shkruaj me bojë e me penë. 14 Por shpresoj të të shoh së shpejti dhe të flasim sy për sy.
Paqja qoftë me ty!
Miqtë të dërgojnë të fala. Dërgoju të falat e mia miqve një për një.