Psalmi
Për mjeshtrin e korit; sipas melodisë: «Drenusha e agimit».* Këngë e Davidit.
22 Perëndia im, Perëndia im, pse më ke braktisur?+
Pse rri kaq larg e nuk më shpëton?
Pse nuk i dëgjon britmat e rënkimit tim?+
2 Perëndia im, ditën të thërras pareshtur, por ti nuk më përgjigjesh;+
edhe natën s’kam sesi të rri në heshtje.
8 «E ka lënë veten në dorë të Jehovait. Le ta shpëtojë ai.
Ta shpëtojë ai meqë e ka kaq për zemër.»+
11 Mos rri larg meje, sepse telashet më presin te dera+
dhe s’kam tjetërkënd që të më vijë në ndihmë.+
14 Jam zbrazur porsi ujë
e tërë kockat më janë zbërthyer;
zemra më është bërë si dyll+
që thellë në shpirtin tim shkrihet.+
15 Fuqia më është shterur si një copë e tharë qeramike;+
gjuha më është ngjitur pas qiellzës;+
ti po më zbret në pluhurin e vdekjes.+
19 Por ti, o Jehova, mos më rri larg!+
Ti, o forca ime, nxito të më ndihmosh!+
20 Më shpëto nga shpata!
Shpëtoma të shtrenjtën jetë* nga këta qenë të tërbuar!*+
21 Më çliro nga goja e luanit+ dhe nga brirët e demave të egër!
M’u përgjigj e më shpëto!
23 Ju që nderoni thellësisht Jehovain,* lëvdojeni atë!
Të gjithë ju pasardhës* të Jakobit, jepini atij lavdi!+
Kini nderim të thellë për të, të gjithë ju pasardhës të Izraelit!
24 Se ai nuk i ka shpërfillur e as i ka përbuzur vuajtjet e të shtypurve,+
jo, sytë prej tyre nuk i ka larguar,+
thirrjen e tyre për ndihmë, e ka dëgjuar.+
25 Unë do të të lëvdoj në kongregacionin e madh+
e në sytë e atyre që të nderojnë thellësisht, zotimet e mia do t’i mbaj.
Gëzofshit jetë* përgjithnjë!
27 Nga gjithë skajet e tokës, Jehovain do ta kujtojnë e tek ai do të kthehen;
tërë fiset e kombeve para tij do të përkulen,+
28 sepse mbretëria i përket Jehovait;+
ai mbretëron mbi kombet.
29 Gjithë të begatët mbi faqen e dheut do të shtrohen në gosti e para tij do të përkulen,
të gjithë ata që kthehen në pluhur, para tij do të gjunjëzohen;
asnjë prej tyre s’mund ta mbajë gjallë shpirtin* vetë.
30 Pasardhësit e tyre do t’i shërbejnë Atij,
brezi tjetër do të dëgjojë për Jehovain.
31 Të gjithë do të flasin për veprat e tij të drejta;
një populli që ende s’ka ardhur në jetë, do t’i tregohet çfarë ka bërë ai.