Jeremia
14 Kjo është fjala e Jehovait që iu drejtua Jeremisë në lidhje me thatësirën:+
2 Juda po vajton+ dhe portat e saj janë rrëzuar.
Ato shemben përtokë të ligështuara,
dhe një klithmë ngrihet nga Jerusalemi.
3 Zotërinjtë e tyre dërgojnë për ujë shërbëtorët.*
Këta shkojnë te sternat,* por s’gjejnë ujë;
kthehen me enët bosh;
të turpëruar e të zhgënjyer
mbulojnë kokën.
4 Ngaqë toka është plasaritur,
sepse nuk ka pasur shi në vend,+
bujqit janë në ankth dhe mbulojnë kokën.
5 Edhe drenusha e braktis të voglin e vet,
sepse nuk ka bar.
6 Gomarët e egër ndalen në kodrat e zhveshura,
gulçojnë si çakejtë.
Sytë u janë venitur, sepse nuk ka bar.+
Vërtet, pabesitë tona janë të shumta,+
sepse kemi mëkatuar kundër teje.
8 O shpresa e Izraelit, Shpëtimtari i tij+ në kohë vuajtjeje,
pse bëhesh si një i huaj në vend,
si një udhëtar që ndalon vetëm për të kaluar natën?
9 Pse sillesh si një njeri që shtanget,
si një njeri i fuqishëm që s’mund të shpëtojë?
Mos na braktis!
10 Kështu thotë Jehovai për këtë popull: «Ata duan të enden andej-këtej;+ nuk i kanë frenuar këmbët,+ prandaj unë, Jehovai, nuk kënaqem fare me ta.+ Tani do ta kujtoj fajin e tyre dhe do t’u kërkoj llogari për mëkatet e tyre.»+
11 Atëherë Jehovai më tha: «Mos m’u lut për këtë popull që t’i shkojnë gjërat mirë.+ 12 Kur agjërojnë, nuk e dëgjoj përgjërimin e tyre+ dhe, kur më paraqitin blatimin e plotë të djegur dhe blatimin në drithë, nuk kënaqem.+ Përkundrazi do t’i shfaros me anë të shpatës, të zisë së bukës dhe të murtajës.»*+
13 Me të dëgjuar këtë, unë thashë: «Oh, Zotëri Sovran Jehova! Ja, profetët u thonë atyre: ‘Nuk do ta shihni shpatën e nuk do të ketë asnjë zi buke; Perëndia do t’ju japë paqe të vërtetë në këtë vend.’»+
14 Atëherë Jehovai ma ktheu: «Profetët profetizojnë gënjeshtra në emrin tim.+ Nuk i kam dërguar unë, nuk i kam urdhëruar dhe as kam folur me ta.+ Profetizojnë një vegim* të gënjeshtërt, një fall të kotë dhe mashtrimin e zemrës së tyre.+ 15 Prandaj kështu them unë, Jehovai: ‘Profetët që profetizojnë në emrin tim, edhe pse nuk i kam dërguar unë, dhe thonë se nuk do të vijë as shpata e as zia e bukës në këtë vend, ata vetë do të vdesin nga shpata dhe nga zia e bukës.+ 16 Njerëzit, të cilëve u profetizojnë, do të flaken në rrugët e Jerusalemit për shkak të zisë së bukës dhe të shpatës, e askush nuk do t’i varrosë+—as ata, as gratë e tyre, as djemtë dhe vajzat e tyre—sepse unë do të derdh mbi ta të keqen që meritojnë.’+
17 Duhet t’u thuash atyre këto fjalë:
‘Sytë e mi derdhshin lot ditë e natë dhe mos pushofshin,+
sepse virgjëresha e popullit tim është thyer e është shkatërruar plotësisht,+
ka një plagë tepër të rëndë.
18 Po të dal në arë, shoh të vrarët nga shpata;+
po të hyj në qytet, shoh sëmundje nga zia e bukës,+
sepse edhe profeti, edhe prifti enden në një vend që nuk e njohin.’»+
19 Vallë e ke hedhur poshtë krejtësisht Judën? Vallë e ke urryer thellësisht Sionin?+
Pse na ke goditur kaq rëndë, sa nuk ka shërim për ne?+
Shpresohej për paqe, por nuk erdhi asgjë e mirë.
Shpresohej për një kohë shërimi, por erdhi tmerri.+
21 Për hir të emrit tënd, mos na hidh poshtë!+
Mos e përçmo fronin tënd të lavdishëm.
Kujtoje dhe mos e prish besëlidhjen me ne.+
22 A mund të sjellë shi ndonjë idhull i kotë i kombeve?
Madje edhe qiejt, a mund të japin vetë shira të bollshme?
O Jehova, Perëndia ynë, a nuk je ti i vetmi që mund ta bësh këtë?+
E ne shpresojmë te ti,
sepse vetëm ti i ke bërë gjithë këto gjëra.