Psalmi
Lutje e Davidit.
2 Mbroma jetën, se jam besnik;+
shpëtoje shërbëtorin tënd që ka besim te ti,
se veç ty të kam Perëndi.+
4 Mbushe me gëzim shërbëtorin tënd,
sepse drejt teje i ngre sytë, o Jehova.
5 Se ti, o Jehova, je i mirë+ dhe mezi pret të falësh;+
me dashuri besnike i mbulon të gjithë ata që të thërrasin për ndihmë.+
9 Të gjitha kombet që ke bërë,
do të vijnë e do të përkulen para teje, o Jehova,+
dhe emrit tënd do t’i japin lavdi,+
10 se ti je i madh e bën gjëra të mahnitshme;+
veç ti je Perëndi, po, veç ti.+
Më jep një zemër të vetme* që të nderoj thellësisht emrin tënd.+
12 Me gjithë shpirt të lëvdoj, o Jehova, Perëndia im,+
përjetë emrit tënd do t’i jap lavdi,
13 se e madhe është dashuria jote besnike ndaj meje,
14 O Perëndi, arrogantët* ngrihen kundër meje;+
një bandë mizore më është qepur për të më marrë jetën
e aspak s’duan t’ia dinë për ty.+
16 Ktheji sytë nga unë e ji zemërmirë me mua!+
Jepi shërbëtorit tënd nga forca jote!+
Shpëtoje birin e skllaves sate!