Psalmi
Për mjeshtrin e korit. Këngë e Davidit.
Më shpëto falë drejtësisë sate!+
Bëhu për mua një kala në mal,
një kullë e fortifikuar që të më shpëtosh,+
3 sepse ti je shkrepi, kalaja ime;+
për hir të emrit tënd,+ do të më drejtosh e do të më prish.+
5 Në dorën tënde po e lë frymën* time.+
Ti më ke shpenguar,* o Jehova, Perëndi i së vërtetës.*+
6 I urrej ata që u përkushtohen idhujve të pavlerë e të kotë,
dhe kam besim te Jehovai.
7 Falë dashurisë sate besnike do të gëzoj e do të ngazëlloj,
sepse ti e ke parë sa po vuaj,+
po, ti m’i njeh brengat e zemrës.
9 Ji zemërmirë me mua, o Jehova, se jam në pikë të hallit!
Ankthi sytë m’i ka venitur,+ gjithë trupin* ma ka ligështuar.+
Prej fajit tim, fuqia po më shteret
e kockat po më treten.+
Të njohurve u kall tmerrin,
e kur më shohin rrugës, ia mbathin larg meje.+
12 Më kanë harruar, s’më kanë më në zemër,* thua se kam vdekur;
si një shtambë e thyer jam katandisur.
E kur mblidhen si një i vetëm kundër meje,
thurin plane që të ma marrin jetën.+
17 O Jehova, mos lejo të turpërohem kur të thërras për ndihmë!+
18 U thafshin buzët gënjeshtare,+
po, buzët që flasin me arrogancë, fodullëk e përçmim kundër të drejtit!
Në sy të të gjithëve tregohesh i mirë me këdo që te ti gjen strehë.+
21 Jehovai qoftë lëvduar,
se më ka treguar dashuri besnike mrekullisht+
në një qytet të rrethuar nga armiku!+
22 Ndonëse gjithë panik thashë: