Proverbat
4 Bijtë e mi, vërjani veshin disiplinës atërore,+
kushtojini vëmendje, që të fitoni aftësi për të kuptuar,
2 sepse do t’ju jap udhëzime të mira.
4 Ai më mësonte e më thoshte: «Zemra jote t’i mbajë fort fjalët e mia.+
Zbatoji urdhërimet e mia dhe vazhdo të jetosh.+
5 Fito mençuri, fito aftësi për të kuptuar;+
mos i harro dhe mos i shpërfill fjalët e mia.
6 Mos e braktis mençurinë, dhe ajo do të të ruajë,
duaje, dhe do të të mbrojë.
7 Mençuria është gjëja më e rëndësishme,*+ prandaj fito mençuri,
dhe ndër gjithë gjërat që fiton, fito aftësi për të kuptuar.+
8 Vlerësoje shumë mençurinë, dhe ajo do të të lartësojë;+
ajo do të të nderojë, sepse e ke pranuar krahëhapur.+
9 Do të të vërë në kokë një kurorë të hijshme lulesh,
do të të stolisë me një kurorë bukurie.»
12 Kur të ecësh, s’do të të pengohen hapat,
dhe nëse vrapon, nuk do të të merren këmbët.
13 Rroke disiplinën e mos e lër të ikë,+
ruaje sepse do të thotë jetë për ty.+
16 sepse të ligjtë nuk flenë dot po të mos bëjnë keq,
nuk i zë gjumi po të mos i bëjnë gropën tjetrit.
17 Ata ushqehen me bukën e ligësisë
dhe pinë verën e dhunës.
18 Por shtegu i të drejtëve është si drita e agimit,
që ndriçon gjithnjë e më shumë, derisa bëhet ditë e plotë.+
19 Udha e të ligjve është si terri,
ja pse nuk e kuptojnë çfarë i pengon.
21 Mos i humb nga sytë
e ruaji thellë në zemër,+
22 sepse ato janë jetë për këdo që ua vë veshin+
dhe shëndet për gjithë trupin.
27 Mos ano as nga e djathta, as nga e majta.+
Largoji këmbët nga e keqja!