Zakaria
2 Pastaj ngrita sytë dhe pashë një burrë që mbante në dorë një litar për matje.+ 2 Kështu e pyeta: «Ku po shkon?»
Ai m’u përgjigj: «Të mat Jerusalemin, që të shoh sa e ka gjerësinë dhe gjatësinë.»+
3 Engjëlli që foli me mua doli, dhe ja, një engjëll tjetër erdhi ta takonte. 4 Pastaj ky i tha: «Vrapo e thuaji atij të riut atje: ‘Meqenëse njerëzit dhe bagëtia në Jerusalem do të shtohen shumë,+ ai do të banohet+ si fshatrat e parrethuara me mur. 5 Unë do të bëhem për të si një mur zjarri rreth e qark+ dhe do ta mbush Jerusalemin me lavdinë time’,+—thotë Jehovai.»
6 «Ejani, nxitoni! Mbathjani nga vendi i veriut»,+—thotë Jehovai.
«Se ju kam shpërndarë në të katër drejtimet»,*+—thotë Jehovai.
7 «Ejani, o popull i Sionit! Mbathjani, ju që banoni me bijën e Babilonisë,+ 8 sepse kështu thotë Jehovai i ushtrive, i cili, pasi fitoi lavdi,* më dërgoi te kombet që ju plaçkitnin:+ ‘Kush ju prek ju, prek bebëzën e syrit tim.+ 9 Unë do t’u tregoj grushtin atyre, e ata do të bëhen plaçkë për vetë skllevërit e tyre.’+ Atëherë do ta merrni vesh që mua më ka dërguar Jehovai i ushtrive.
10 ‘Brohorit nga gëzimi, o bijë e Sionit,+ sepse po vij+ e do të banoj mes teje,+—thotë Jehovai.—11 Atë ditë me mua do të bashkohen shumë kombe,+ dhe ata do të bëhen populli im. Unë, Jehovai, do të banoj mes teje.’» Atëherë do ta marrësh vesh që te ti më ka dërguar Jehovai i ushtrive. 12 Jehovai do ta marrë Judën si pronën e vet, si pjesën e tij në tokën e shenjtë dhe do ta zgjedhë prapë Jerusalemin.+ 13 Njerëzimi* të heshtë para Jehovait, sepse ai po vepron nga banesa e tij e shenjtë.