Psalmi
Për mjeshtrin e korit. Këngë e Davidit kur profeti Natan shkoi tek ai, pasi Davidi kishte pasur marrëdhënie me Betshebën.+
51 Ji zemërmirë me mua, o Perëndi, për hir të dashurisë sate besnike!+
Fshiji fajet e mia për hir të mëshirës sate të madhe!+
Prandaj ti ke të drejtë kur flet,
ti je i drejtë kur gjykon.+
7 Pastromë me hisop* nga mëkati im, që të jem i pastër!+
Lamë, që të bëhem më i bardhë se bora!+
8 Lërmë të ndiej tinguj gëzimi e ngazëllimi!
Lërmi këto kocka që dërrmove, të gëzojnë!+
9 Largoji sytë* nga mëkatet e mia!+
Fshimi të gjitha fajet!+
10 Krijo tek unë një zemër të pastër, o Perëndi!+
Përtërima mendjen,*+ bëma të palëkundur!
11 Mos më flak larg teje!
Mos e hiq prej meje frymën tënde të shenjtë!
12 Më rikthe gëzimin që ndieja falë dorës sate shpëtimtare!+
Ngjall brenda meje dëshirën që të të bindem!*
14 Shpëtomë nga faji i gjakut,+ o Perëndi, Perëndia i shpëtimit tim,+
që goja ime të flasë gjithë gëzim për drejtësinë tënde!+
16 Se ti nuk do flijime, përndryshe do të t’i jepja;+
blatimet e plota të djegura nuk të sjellin kënaqësi.+
17 Flijim i kënaqshëm për Perëndinë është shpirti i vrarë;
zemrën e vrarë dhe të dërrmuar ti nuk do ta përbuzësh,* o Perëndi.+
18 Me mëshirën tënde,* bëji mirë Sionit!
Rimëkëmbja muret Jerusalemit!