Sipas Mateut
2 Pas lindjes së Jezuit në Betlehem+ të Judesë, në ditët e mbretit Herod,*+ disa astrologë* nga Lindja shkuan në Jerusalem 2 dhe pyetën: «Ku është fëmija që ka lindur për t’u bërë mbreti i judenjve?+ Pamë yllin e tij kur ishim në Lindje, prandaj kemi ardhur për t’i bërë nderime.»* 3 Me ta marrë vesh këtë, mbreti Herod u alarmua dhe bashkë me të i gjithë Jerusalemi. 4 Pasi mblodhi tërë krerët e priftërinjve dhe skribët e popullit, ai i pyeti se ku do të lindte Krishti.* 5 Ata i thanë: «Në Betlehem+ të Judesë, sepse kështu është shkruar nga profeti: 6 ‘Dhe ti, o Betlehem i vendit të Judës, nuk je kurrsesi qyteti më i parëndësishëm në sytë e qeveritarëve të Judës, sepse prej teje do të dalë një qeveritar, që do të jetë si bari për popullin tim, Izraelin.’»+
7 Atëherë Herodi i thirri fshehurazi astrologët dhe i pyeti me hollësi se kur ishte shfaqur ylli. 8 Pastaj i dërgoi në Betlehem dhe u tha: «Shkoni, kërkojeni me kujdes fëmijën dhe, pasi ta keni gjetur, kthehuni e më njoftoni, që të shkoj edhe unë t’i bëj nderime.» 9 Pasi dëgjuan fjalët e mbretit, ata u nisën. Ylli që kishin parë kur ishin në Lindje,+ shkonte përpara tyre, derisa u ndal mbi vendin ku ishte fëmija. 10 Sapo vunë re që ylli u ndal, ata fluturuan nga gëzimi. 11 Hynë në shtëpi dhe, kur panë fëmijën me të ëmën, Marinë, u përkulën me fytyrë përtokë dhe i bënë nderime.* Pastaj hapën thesaret e tyre dhe i dhanë dhurata: ar, temjan të bardhë dhe mirrë. 12 Megjithatë, meqë në ëndërr Perëndia i kishte paralajmëruar+ të mos ktheheshin te Herodi, ata u kthyen në vendin e tyre nga një udhë tjetër.
13 Pasi u larguan, ja, engjëlli i Jehovait* iu shfaq Jozefit në ëndërr+ dhe i tha: «Ngrihu, merre fëmijën dhe nënën e tij, dhe ik sa më shpejt në Egjipt. Qëndro atje derisa të të çoj fjalë të kthehesh, sepse pas pak Herodi do ta kërkojë fëmijën që ta vrasë.» 14 Kështu ai u ngrit dhe natën mori me vete fëmijën me të ëmën e shkoi në Egjipt. 15 Ai qëndroi atje derisa vdiq Herodi. Kështu u përmbush ajo që kishte thënë Jehovai* nëpërmjet profetit: «Nga Egjipti e thirra tim bir.»+
16 Kur kuptoi se astrologët ia kishin hedhur, Herodi u tërbua fare. Pastaj dërgoi njerëz dhe urdhëroi që të vritnin gjithë djemtë në Betlehem dhe në tërë krahinën e tij, nga dy vjeç e poshtë, sipas kohës për të cilën i kishte pyetur astrologët me hollësi.+ 17 Kështu u përmbush ajo që ishte thënë nëpërmjet profetit Jeremia: 18 «Një zë dëgjohet në Ramah, të qara e shumë vaje. Është Rakela+ që qan fëmijët e saj dhe nuk pranon të ngushëllohet, sepse ata nuk janë më.»+
19 Pas vdekjes së Herodit, engjëlli i Jehovait* iu shfaq në ëndërr Jozefit+ në Egjipt 20 dhe i tha: «Ngrihu, merre fëmijën dhe nënën e tij dhe shko në vendin e Izraelit, sepse ata që kërkonin jetën* e fëmijës kanë vdekur.» 21 Kështu u ngrit, mori fëmijën dhe nënën e tij dhe hyri në vendin e Izraelit. 22 Por, kur dëgjoi se në Jude sundonte Arkelau në vend të të atit, Herodit, pati frikë të shkonte atje. Dhe, meqë në ëndërr ishte paralajmëruar nga Perëndia,+ u nis për në territorin e Galilesë+ 23 dhe shkoi të banonte në qytetin e Nazaretit,+ që të përmbushej ç’ishte thënë nëpërmjet profetëve: «Do të quhet nazareas.»*+