Jobi
2 Pas kësaj, erdhi dita që bijtë e Perëndisë së vërtetë*+ u paraqitën para Jehovait+ dhe zunë vendin e tyre. Me ta hyri edhe Satanai që të zinte vendin e tij para Jehovait.+
2 Atëherë Jehovai i tha Satanait: «Nga vjen?» Satanai ia ktheu Jehovait: «Jam endur nëpër tokë dhe i kam rënë lart e poshtë.»+ 3 Jehovai i tha Satanait: «E ke vënë re Jobin, shërbëtorin tim? Në mbarë tokën nuk ka njeri si ai, me integritet* dhe të ndershëm,*+ që nderon thellësisht Perëndinë* dhe i qëndron larg së keqes. Edhe pse ti më nxit kundër tij+ që ta rrënoj* pa shkak, prapëseprapë ai po e mban integritetin të patundur.»+ 4 Satanai ia ktheu Jehovait: «Lëkurë për lëkurë! Njeriu jep çdo gjë që ka për jetën e vet. 5 Provo njëherë të zgjatësh dorën e të prekësh kockat dhe mishin e tij, e ke për të parë po nuk të mallkoi sy më sy.»*+
6 Atëherë Jehovai i tha Satanait: «Është në dorën tënde.* Veç kurseja jetën!» 7 Kështu, Satanai u largua nga prania* e Jehovait dhe e goditi Jobin me çibanë të dhembshëm*+ nga maja e kokës deri në fund të këmbëve. 8 Prandaj Jobi mori një copë qeramike për t’u kruar dhe rrinte i ulur në hi.+
9 Atëherë e shoqja i tha: «Akoma e mban të patundur integritetin?!* Mallko Perëndinë dhe vdis!» 10 Por ai ia ktheu: «Tani po flet si grua pa mend. Mos duhet të pranojmë vetëm të mirën nga Perëndia i vërtetë? A s’duhet të pranojmë edhe të keqen?»+ Në gjithë këtë, Jobi nuk mëkatoi me buzët e tij.+
11 Tre shokë* të Jobit, temaniti Elifaz,+ shuahiti+ Beldad+ dhe namatiti Zofar,+ dëgjuan për gjithë të zezat që i kishin rënë dhe u nisën secili nga vendi i vet. Ata u takuan, siç e kishin lënë, e shkuan për t’i qarë hallin Jobit dhe për ta ngushëlluar. 12 Kur e panë nga larg, nuk e njohën. Atëherë ia dhanë të qarit, shqyen rrobat dhe hodhën pluhur mbi kokë.+ 13 Pastaj u ulën përtokë pranë tij për shtatë ditë e shtatë net. Asnjëri s’i tha as edhe një fjalë, se e shihnin që dhembja e tij ishte e madhe.+