Psalmi
Për mjeshtrin e korit. Psalm i bijve të Korahut.+ Këngë.
49 Dëgjoni të gjithë ju, o popuj!
Kushtoni vëmendje të gjithë ju, o banorë të botës,*
të pasur e të varfër bashkë!
4 Një proverbi do t’i kushtoj vëmendje;
nën tingujt e harpës do të hedh dritë mbi gjëegjëzën time.
5 Pse të kem frikë në ditë të hallit?+
Pse të kem frikë kur të më rrethojë nga çdo anë
ligësia* e atyre që duan të më rrënojnë?
7 por asnjëri prej tyre nuk e shpengon* dot kurrsesi të vëllanë,
as i jep dot Perëndisë një shpërblesë për të,+
10 Se çdokush e sheh që edhe i mençuri vdes
ashtu si zhduken nga faqja e dheut të marrët e të paarsyeshmit+
dhe pasurinë e tyre e gëzojnë të tjerë.+
11 Zemra ua do që shtëpitë e tyre të mos shemben kurrë,
që tendat e tyre të ekzistojnë brez pas brezi,
ja pse pronat e tyre i quajnë me emrin e vet.
12 Por njeriu, sado i nderuar të jetë, nuk do ta ketë të gjatë;+
ai s’është më i mirë se kafshët, që marrin fund.+
13 Ky është fundi i të marrëve+
dhe i atyre që rendin pas tyre,
i atyre që kënaqen me fjalët e tyre boshe. (Selah)
E kur të vijë mëngjesi, mbi ta do të mbretërojnë të drejtët+
e çdo gjurmë e tyre do të shuhet;+
për shtëpi do të kenë Varrin,*+ e jo një pallat madhështor.+
15 Por mua* do të më shpengojë Perëndia nga kthetrat* e Varrit,*+
sepse do të më marrë në krahët e tij. (Selah)
16 Mos u shqetëso nëse dikush pasurohet,
nëse shtëpinë e tij e mbulon luksi,
17 se kur t’i vijë vdekja, s’do të marrë dot asgjë me vete;+
gjithë ai luks s’do të zbresë në varr bashkë me të.+
18 Sa është gjallë, e ngre veten* në kupë të qiellit+
(se kur gjërat të ecin mbarë, njerëzit të lëvdojnë).+
19 Por në fund bashkohet me paraardhësit e vet;
ata s’kanë për ta parë dritën e diellit më kurrë.