Sipas Gjonit
19 Atëherë Pilati dha urdhër që Jezuin ta merrnin e ta fshikullonin.+ 2 Ushtarët thurën një kurorë me gjemba, ia vunë në kokë dhe i veshën një mantel të purpurt.*+ 3 Ndërsa i afroheshin, i thoshin: «Tungjatjeta,* o Mbret i judenjve!» Dhe i binin me shuplaka në fytyrë.+ 4 Pilati doli përsëri përjashta dhe i tha turmës: «Ja, po e nxjerr para jush, që ta dini se nuk gjej asnjë faj tek ai.»+ 5 Kështu Jezui doli përjashta, me kurorën me gjemba në kokë dhe me mantelin e purpurt. Pilati u tha: «Ja, njeriu!» 6 Mirëpo, kur e panë, krerët e priftërinjve dhe rojat bërtitën: «Vëre në shtyllë! Vëre në shtyllë!»*+ Pilati u tha: «Merreni ju dhe ekzekutojeni, se unë nuk gjej asnjë faj tek ai.»+ 7 Judenjtë ia kthyen: «Ne kemi një ligj, dhe sipas këtij ligji ai duhet të vdesë,+ sepse e quajti veten bir të Perëndisë.»+
8 Kur dëgjoi çfarë po thoshin, Pilati u frikësua edhe më shumë, 9 hyri përsëri në pallatin e guvernatorit, ku e pyeti Jezuin: «Nga je?» Por Jezui nuk iu përgjigj.+ 10 Atëherë Pilati i tha: «Refuzon të më flasësh? Nuk e di se unë kam autoritet të të liroj ose të të ekzekutoj?»* 11 Jezui ia ktheu: «Ti s’do të kishe aspak autoritet mbi mua, po të mos të ishte lejuar nga lart. Ja pse njeriu që më dorëzoi te ti, është fajtor për një mëkat më të madh.»
12 Prandaj Pilati kërkonte një mënyrë si ta lironte. Por judenjtë bërtitnin: «Po e lirove këtë njeri, nuk je mik i Cezarit. Kushdo që e bën veten mbret, del kundër* Cezarit.»+ 13 Pasi dëgjoi këto fjalë, Pilati e nxori përsëri Jezuin përjashta dhe u ul në fronin e gjykimit, në një vend të quajtur Sheshi i Kalldrëmit, kurse në hebraisht Gábatha. 14 Tani ishte Dita e Përgatitjes*+ së Festës së Kalimit,* afërsisht ora e gjashtë.* Ai u tha judenjve: «Ja, mbreti juaj!» 15 Por ata bërtitnin: «Hiqe qafe! Hiqe qafe! Vëre në shtyllë!»* Pilati i pyeti: «Të ekzekutoj mbretin tuaj?» Krerët e priftërinjve u përgjigjën: «Ne s’kemi mbret tjetër, përveç Cezarit.» 16 Atëherë ua dha atyre që ta ekzekutonin në shtyllë.+
Prandaj ata e morën Jezuin. 17 Duke e mbajtur vetë shtyllën e torturës,* ai u nis për në vendin që quhej Vendi i Kafkës,+ në hebraisht Gólgotha.+ 18 Atje e gozhduan në shtyllë+ përkrah dy burrave të tjerë; njërin në një anë dhe tjetrin në anën tjetër, kurse Jezuin në mes.+ 19 Pilati shkroi edhe një mbishkrim dhe e vuri në shtyllën e torturës.* Në të shkruhej: «Jezui, nazareasi, Mbreti i judenjve.»+ 20 Shumë judenj e lexuan këtë mbishkrim, sepse vendi ku Jezui u gozhdua në shtyllë, ishte afër qytetit, dhe mbishkrimi ishte në hebraisht, latinisht dhe greqisht. 21 Megjithatë, krerët e priftërinjve të judenjve i thanë Pilatit: «Mos shkruaj ‘Mbreti i judenjve’, por që ai tha: ‘Unë jam Mbreti i judenjve.’» 22 Pilati ua ktheu: «Atë që shkrova, e shkrova.»
23 Pasi e gozhduan Jezuin në shtyllë, ushtarët morën rrobën e tij dhe e ndanë në katër pjesë, një pjesë për çdo ushtar. Morën po ashtu edhe veshjen e poshtme. Mirëpo veshja e poshtme ishte pa asnjë qepje, e endur nga fillimi në fund. 24 Prandaj ata i thanë njëri-tjetrit: «Të mos e grisim, por të hedhim short se e kujt do të jetë»,+ që të përmbushej shkrimi: «Mes tyre i ndanë rrobat e mia dhe për veshjen time hodhën short.»+ Dhe faktikisht ushtarët i bënë këto gjëra.
25 Ndërkohë, pranë shtyllës së torturës* të Jezuit po qëndronte nëna+ dhe tezja e tij, bashkë me Marinë, gruan e Klopës, dhe Maria-Magdalenën.+ 26 Kur pa nënën e tij dhe aty pranë dishepullin që ai e kishte veçanërisht për zemër,+ Jezui i tha nënës së vet: «Nënë,* ja, biri yt!» 27 Pastaj i tha dishepullit: «Ja, nëna jote!» E që nga ajo kohë, dishepulli e mori në shtëpinë e vet.
28 Pastaj, duke e ditur se tashmë gjithçka ishte kryer dhe që të përmbushej shkrimi, Jezui tha: «Kam etje.»+ 29 Aty ishte një enë plot me verë të thartë. Prandaj vunë një sfungjer plot me verë të thartë mbi një degë hisopi* dhe ia afruan te goja.+ 30 Jezui e pranoi verën e thartë dhe tha: «U krye!»+ Pastaj uli kokën e dha frymë.*+
31 Meqë ishte Dita e Përgatitjes,+ që trupat të mos mbeteshin në shtyllën e torturës+ në Sabat, (sepse të nesërmen ishte një sabat i madh),+ judenjtë i kërkuan Pilatit që t’u thyenin këmbët dhe të hiqnin trupat. 32 Prandaj ushtarët vajtën dhe i thyen këmbët të parit, e pastaj edhe tjetrit që ishte vënë në shtyllë përkrah Jezuit. 33 Por, kur vajtën te Jezui, panë që tashmë kishte vdekur, prandaj nuk ia thyen këmbët. 34 Mirëpo një nga ushtarët e shpoi në brinjë me heshtë,+ dhe menjëherë doli gjak e ujë. 35 Këtë dëshmi e ka dhënë dishepulli që e pa këtë, dhe dëshmia e tij është e vërtetë. Ai e di se thotë të vërtetën, dhe i tregon këto gjëra që edhe ju të besoni.+ 36 Në fakt, këto ndodhën që të përmbushej shkrimi: «Nuk do t’i thyhet asnjë kockë.»+ 37 Një shkrim tjetër thotë: «Do të shohin atë që shpuan tejpërtej.»+
38 Pas këtyre ngjarjeve, Jozefi nga Arimatea, që ishte një dishepull i Jezuit, por që nuk dilte hapur nga frika e judenjve,+ i kërkoi Pilatit të merrte trupin e Jezuit, dhe Pilati i dha leje. Kështu ai vajti dhe e mori trupin.+ 39 Erdhi edhe Nikodemi,+ që herën e parë shkoi te Jezui natën, dhe solli një përzierje* mirre e aloe,* rreth njëqind libra.*+ 40 Ata morën trupin e Jezuit dhe e mbështollën me copa linoje e i hodhën aromatikë,*+ sipas zakonit të judenjve për varrim. 41 Tani, afër vendit ku ai u ekzekutua,* ndodhej një kopsht, dhe atje ishte një varr* i ri,+ në të cilin nuk kishin futur ende askënd. 42 Meqë judenjtë kishin Ditën e Përgatitjes+ dhe varri ishte afër, ata e vunë Jezuin atje.