Psalmi
Këngë e ngjitjeve.
130 Në kulmin e dëshpërimit* të thërras, o Jehova!+
2 O Jehova, dëgjoje zërin tim!
Ktheje veshin ndaj përgjërimeve të mia për ndihmë!
5 Te Jehovai shpresoj, e gjithë qenia ime shpreson tek ai,
te premtimet e tua i var shpresat.
6 E pres me padurim Jehovain,+
më me padurim se roja që pret mëngjesin,+
po, më me padurim se roja që pret mëngjesin.
7 Izraeli le të presë Jehovain,
sepse Jehovai është besnik në dashurinë e tij+
dhe dëshiron me zjarr të shpengojë* popullin e vet.
8 Ai do ta shpengojë Izraelin nga tërë fajet.