MAKBENAHU
Ky emër shfaqet në një listë të pasardhësve të Kalebit me konkubinën e tij, Makahën. Sheva, i biri i Makahës, quhet ‘ati i Makbenahut dhe i Gibeut’. (1Kr 2:48, 49) Duke parë se shumë nga emrat e përmendur në këto lista janë edhe emra qytetesh, disa komentues thonë se Makbenahu mund të ketë qenë emri i një qyteti të themeluar nga Sheva.