MENUHOTËT
[vende prehjeje].
Sipas tekstit masoretik duket se ishte një familje judeje që vinte nga Shobali. (1Kr 2:4, 52) Megjithatë, disa studiues parapëlqejnë ta ndreqin tekstin hebraik duke e bërë «manahatitëve», si në vargun 54. (DSF, JB) Një vepër studimi që komenton për Kronikat e përkthen «që mbikëqyrte gjysmën e vendeve të prehjes», dhe vëren: «Shobali ishte përgjegjës për gjysmën e vendeve ku ndaleshin karvanët në Judë.»—Soncino Books of the Bible, nga A. Koheni, Londër, 1952, f. 15.