MITRIDATI
[nga pers., që do të thotë «dhuratë e Mitrës»].
1. Nëpunësi i thesarit gjatë mbretërimit të Kirit. Me urdhër të mbretit, ai u ktheu izraelitëve rreth 5.400 pajisje ari dhe argjendi të tempullit që t’i çonin në Jerusalem.—Ezd 1:7, 8, 11.
2. Kundërshtar i rindërtimit të tempullit pas kthimit të popullit nga mërgimi. Bashkë me disa të tjerë, ai i shkroi një letër mbretit të Persisë, Artakserksit, ku hidhte akuza të rreme kundër judenjve.—Ezd 4:7.