Feja e «besimit të paqëndrueshëm»
«Aftësia e mormonizmit që të fitojë pikëmbështetje si në demokracinë liberale, ashtu edhe në shoqëritë totalitarë është e mrekullueshme.» Kështu vërejti The Wall Street Journal, kur qeveria hungareze i dha liri të plotë Kishës së Jezu Krishtit, e të Shenjtëve të Ditëve të Fundit. Si e arriti kisha këtë? «Çelësi», sipas këtij Journal-i, «nuk është thjesht lindja e madhe e mormonëve apo përhapja agresive e ungjillit të tyre. Së pari është paqëndrueshmëria e ndërtuar në besimin e tyre. Në ç’mënyre?
Duke folur mbi periudhën e ndryshimeve politike që kanë ndodhur në kohët e fundit në Evropën Lindore, Journal-i thotë: «Duke përdorur grupet muzikore dhe folklorike të Universiteti Brigham Young, mormonët kanë pasur sukses t’i ikin shtypjes dhe bashëpunimit me të cilët misionarët zakonisht ballafaqohen në pjesën më të madhe të vendeve komuniste.» Trupat e tyre kanë shkuar në Rumani, Çekosllovaki, Hungari, Poloni, Rusi, Kinë, si dhe në Arabinë Saudite, Libi, Egjipt, Jordani, Somali dhe Izrael. Përveç kësaj, «pasuria e Kishës së mormonëve është përdorur si levë për hyrjen në vendet marksiste e të Botës së Tretë.» Mes projekteve të financuara me ndihmat e mormonëve janë ndërtimi i digave dhe shpimi i puseve.
Në botën e sotme, të dashuruar pas kënaqësive dhe të etur pas të hollave, nuk befasohesh që taktika të tilla këndimi e vallëzimi dhe të hapjes së portofoleve janë shumë tërheqëse. (2. Timoteut 3:2, 4) Por, personat që janë me të vërtetë ngjashëm deleve tërhiqen nga zëri i Baritu të mirë, Jezu Krishtit. (Gjoni 10:28) Për këtë arsye, kur i urdhëroi ithtarët e tij «të bëjnë dishepuj nga popujt e të gjitha kombeve», ai nuk u tha ta bëjnë këtë me çfarëdolloj mjeti apo me çdo kusht, por «duke i mësuar ata të mbajnë çdo gjë që u kishte urdhëruar.» (Mateu 28:19, 20, NW) Në kryerjen e kësaj detyre, nuk ka vend për kompromis mbi kriteret biblike.