Një ditë që duhet mbajtur mend
Mbrëmjen para se të vdiste, Jezui u kaloi apostujve të tij bukë pa maja dhe një kupë verë e i udhëzoi që të hanin e të pinin. Ai u tha, gjithashtu: «Vazhdoni ta bëni këtë në kujtimin tim.»—Luka 22:19, BR.
Këtë vit, përvjetori i kësaj ngjarjeje bie të enjten, më 1 prill, pas perëndimit të diellit. Dëshmitarët e Jehovait përreth botës do të mblidhen këtë mbrëmje të veçantë për të kremtuar këtë Përkujtim në atë mënyrë që urdhëroi Jezui. Të ftojmë me shumë ngrohtësi të bashkohesh me ne. Të lutemi, kërkoju Dëshmitarëve të Jehovait në zonën tënde kohën dhe vendin e saktë të kësaj mbledhjeje të veçantë.