Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 12 shtator
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Përdor sugjerimet në faqen 8 (nëse i përshtaten territorit) për të demonstruar se si të prezantohen Kulla e Rojës e 15 shtatorit dhe Zgjohuni! e 22 shtatorit. Mund të përdoren edhe prezantime të tjera të përshtatshme. Një prej prezantimeve të demonstrohet nga një plak kongregacioni dhe tjetri nga një i ri në moshë. Pas secilit prezantim, thekso disa pika të dobishme të tij.
20 min.: «Ta përdorim kohën me mençuri.»a Ftoje auditorin të komentojë se si arrijnë të programojnë një kohë të caktuar për të lexuar Biblën çdo ditë. Inkurajoji familjet dhe individët e tjerë që të përdorin shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë maj 2005 për të bërë një program të veprimtarive frymore.
15 min.: «Të drejtojmë studime biblike që bëjnë përparim.»b Diskutim me auditorin bazuar në pjesën 1 dhe pjesën 2 të shtojcës. Mund t’i referoheni edhe faqes së parë te Shërbimi ynë i Mbretërisë gusht 2004. Pse është e rëndësishme të përgatitemi mirë sa herë që kemi për të drejtuar një studim biblik? Çfarë përfshin kjo? Ftoje auditorin të tregojë se si i ka zbatuar sugjerimet e dhëna. Në fund komento kutinë në sfond me ngjyrë, që ndodhet në fillim të faqes së parë të shtojcës.
Kënga 110, lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 19 shtator
10 min.: Njoftime lokale. Bëj një përmbledhje të pikave kryesore të letrës së zyrës së degës, që ndodhet në faqen e parë të këtij Shërbimi ynë i Mbretërisë.
20 min.: Si dolëm vitin e kaluar? Mbikëqyrësi i shërbimit bën një përmbledhje të vitit të kaluar të shërbimit, duke u përqendruar në gjërat e mira që janë arritur në shërbim. Jep lavdërime të përshtatshme. Përmend një ose dy aspekte që duhet t’u kushtojmë vëmendje vitin e ardhshëm. Fol për veprimtarinë e pionierëve, duke i përgëzuar për punën e mirë. Trego rezultatet e mira që janë arritur falë përpjekjeve për të ndihmuar joaktivët.
15 min.: «Vazhdoni të ndërtoni njëri-tjetrin.»c Ftoje auditorin të komentojë se si kanë përfituar nga kujdesi i dashur i të tjerëve.
Kënga 199, lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 26 shtator
10 min.: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin shtator.
15 min.: Nevoja lokale.
20 min.: Ta bëjmë të njohur lajmin e mirë me anë të revistave. Gjatë tetorit do të ofrojmë revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Në hyrjen e fjalimit referoju sugjerimeve të mëposhtme nga Shërbimi ynë i Mbretërisë shkurt 2005, faqja 8, paragrafët 3-6: (1) T’i ofrojmë të dyja revistat bashkë. (2) Një ditë shërbimi në javë ta programojmë si ditë revistash. (3) Të vëmë synim për numrin e revistave që do të shpërndajmë çdo muaj. (4) Të përfitojmë nga çdo rast i volitshëm për të ofruar revistat. (5) Të ofrojmë revista të numrave të kaluar. Trego se si mund të zbatohen këto parime në varësi të territorit. Pastaj demonstro se si mund të prezantohen revistat Kulla e Rojës e 1 tetorit dhe Zgjohuni! e 8 tetorit, duke përdorur sugjerimet në faqen 8 te Shërbimi ynë i Mbretërisë i këtij muaji (nëse i përshtaten territorit). Mund të përdoren edhe prezantime të tjera përshtatshme. Pastaj drejtoje vëmendjen tek artikujt dytësorë që mund të jenë me interes për njerëzit në territor, dhe të bëhet një demonstrim ku të prezantohet një prej këtyre artikujve. Pas çdo prezantimi, thekso disa pika të dobishme.
Kënga 3, lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 3 tetor
5 min.: Njoftime lokale.
20 min.: «T’i ndihmojmë të tjerët të bëhen ‘të bindur nga zemra’.»d Për aq sa lejon koha, ftoje auditorin të komentojë për shkrimet e përmendura.
20 min.: T’ia gëzojmë zemrën Jehovait. (Prov. 27:11) Intervisto dy ose tre vëllezër a motra që i shërbejnë me besnikëri Jehovait prej kohësh. Ftoje secilin prej tyre të tregojnë një a dy aspekte që i kanë ndihmuar t’i binden gjithmonë Jehovait. Ndër ato që mund të përmenden janë: studimi i zellshëm personal i Biblës, ndjekja e rregullt e mbledhjeve, shoqërimi me të krishterë të tjerë besnikë, pjesëmarrja me gjithë shpirt në shërbim, lutjet me gjithë zemër dhe shmangia e zbavitjes së dëmshme. Çfarë sprovash bindjeje kanë kaluar dhe si kanë arritur t’i kapërcejnë? Çfarë bekimesh kanë marrë si rrjedhojë e bindjes që kanë treguar?
Kënga 170, lutja përmbyllëse.
[Shënimet]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
d Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.