TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Sa i fortë është besimi yt te premtimet e Jehovait?
Si Josiu, edhe Solomoni konfirmuan se as edhe një fjalë nga premtimet e Jehovait nuk mbeti pa u plotësuar. (Js 23:14; 1Mb 8:56) Dëshmia e këtyre dy dëshmitarëve të besueshëm përforcon themelin e qëndrueshëm mbi të cilin mund të ndërtojmë besimin.—2Ko 13:1; Tit 1:2.
Si i plotësoi Jehovai premtimet e tij në ditët e Josiut? Bashkë më familjen, shihni videodramën ‘As edhe një fjalë nuk mbeti pa u plotësuar’. Pastaj shqyrtoni pyetjet e mëposhtme: (1) Si mund të imitoni veprat e besimit të Rahabës? (He 11:31; Jk 2:24-26) (2) Si e vërteton shembulli i Akanit se mosbindja me dashje ndaj Perëndisë, çon në shkatërrim? (3) Pse burrat e Gibeonit, ndonëse ishin luftëtarë, e mashtruan Josiun dhe bënë paqe me Izraelin? (4) Si doli e vërtetë fjala e Jehovait kur pesë mbretër amoritë kërcënuan Izraelin? (Js 10:5-14) (5) Si të ka mbështetur Jehovai teksa ke vënë mbretërinë dhe drejtësinë e Perëndisë në vend të parë në jetën tënde?—Mt 6:33.
Teksa mendojmë thellë për gjithë çka bërë Jehovai, çfarë po bën dhe do të bëjë, besimi ynë te premtimet e Tij do të bëhet më i fortë.—Ro 8:31, 32.