TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Gjej kënaqësi kur predikon lajmin e mirë
A të është dukur ndonjëherë i vështirë predikimi? Shumë prej nesh do t’i përgjigjeshin po kësaj pyetjeje. Përse? Ndoshta ngaqë vazhdimisht hasim apati ose armiqësi në territor, ose druajmë të flasim me të panjohur. Sigurisht këto gjëra mund të na e zbehin gëzimin. Ama ne adhurojmë Perëndinë e lumtur, i cili do që t’i shërbejmë me gëzim. (Ps 100:2; 1Ti 1:11) Cilat janë tri arsye të vlefshme që të gjejmë kënaqësi në predikim?
Së pari, ne shpallim një mesazh shprese. Edhe pse shpresa po venitet në shoqërinë e sotme, ne mund të mbushim zemrat e njerëzve me «lajmin e mirë për diçka më të mirë». (Is 52:7) Por lajmi i mirë për Mbretërinë e Perëndisë mund të na mbushë edhe ne me gëzim. Para se të dalësh në predikim, medito për bekimet që Mbretëria e Perëndisë do të sjellë në tokë.
Së dyti, lajmi i mirë që predikojmë ndikon për mirë te njerëzit qoftë fizikisht, qoftë në marrëdhënien e tyre me Jehovain. Ata mësojnë të braktisin praktika të dëmshme dhe fitojnë perspektivën e jetës së përhershme. (Is 48:17, 18; Ro 1:16) Mund ta imagjinojmë veten në një vepër kërkim-shpëtimi. Ndonëse disa njerëz nuk duan të shpëtohen, ne vazhdojmë të kërkojmë ata që duan.—Mt 10:11-14.
Së treti, dhe më e rëndësishmja, predikimi ynë nderon Jehovain. Ai e vlerëson jashtë mase veprën tonë të dëshmisë. (Is 43:10; He 6:10) Për më tepër, me bujari na jep frymë të shenjtë që të kryejmë këtë vepër. Prandaj, përgjëroju Jehovait që të kesh gëzim, fryt i frymës së shenjtë. (Ga 5:22) Me ndihmën e tij, mund të kapërcejmë ankthet tona dhe të predikojmë me guxim. (Ve 4:31) Kështu, pavarësisht si reagojnë njerëzit në territor, do të gjejmë kënaqësi në caktimin tonë të predikimit.—Ezk 3:3.
SHIHNI VIDEON RIFITO GËZIMIN NËPËRMJET STUDIMIT DHE MEDITIMIT DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE VIJUESE:
Pse duhet t’i japim përparësi studimit të rregullt edhe nëse çdo muaj kalojmë shumë orë në predikim?
Si mund ta imitojmë Marinë?
Kur lë kohë të meditosh për Fjalën e Perëndisë?
Çfarë të sjell ty kënaqësi kur predikon lajmin e mirë?