Pionierë të mjekësisë
NË MOSHËN 61-vjeçare, Zhozésë, një belgu nga qyteti i vogël i Upejesë, i thanë se kishte nevojë për një transplatim mëlçie. «Qe tronditja më e madhe në jetën time»,—thotë ai. Vetëm katër dekada më parë, transplantimet e mëlçisë ishin diçka e papërfytyrueshme. Madje edhe në vitet 70, numri i të mbijetuarve arrinte vetëm në rreth 30 për qind. Megjithatë, sot transplantimet e mëlçisë janë bërë një rutinë dhe kanë një përqindje shumë më të lartë suksesi.
Mirëpo ekziston ende një pengesë e madhe. Meqë transplantimet e mëlçisë shoqërohen shpesh me hemorragji të rëndë, gjatë operacionit mjekët bëjnë zakonisht transfuzion gjaku. Për shkak të bindjeve të tij fetare, Zhozé nuk donte gjak. Por ai donte që t’i bëhej transplantimi i mëlçisë. E pamundur? Disa mund të mendojnë kështu. Por kryekirurgu mendonte se kishte shumë mundësi që ai dhe kolegët e vet të operonin me sukses pa gjak. E kjo ishte tamam ajo që bënë! Vetëm 25 ditë pas operacionit, Zhozé ishte përsëri në shtëpi me gruan dhe vajzën e tij.a
Sot, falë aftësive të atyre personave që revista Time i quan «heronj të mjekësisë», mjekësia dhe kirurgjia pa gjak është më e përhapur se kurrë. Por, përse ekziston një kërkesë kaq e madhe për të? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, le të shqyrtojmë historinë e trazuar të transfuzioneve të gjakut.
[Shënimi]
a Dëshmitarët e Jehovait e konsiderojnë transplantimin e organeve si çështje të ndërgjegjes personale.
[Figura në faqen 3]
Sot në mbarë botën ka më shumë se 90.000 mjekë që kanë bërë të ditur se janë të gatshëm t’i kurojnë Dëshmitarët e Jehovait pa përdorur gjak