Kënga 78
Të flasim ‘gjuhën e kulluar’
1. Një gjuh’ të kulluar po flasim ne sot,
një gjuh’ që vërtet’ na bashkon.
Ka fjalë të këndshme që zemrën gëzojn’
për vepra të mira na fton.
2. Atyre që jan’ të përulur, të but’,
k’të gjuhë ua jep sot vet’ Jah.
Sepse jan’ të gatshëm më tej të mësojn’
këdo që nevoj’ për të ka.
3. Çdo vepër të keqe tani lën’ mënjan’
ata që k’të gjuhë mësojn’.
Nga bota largohen, i binden Per’ndis’
dhe jetën e tyre pastrojn’.
4. Kështu krah për krah i shërbejm’ Perëndis’,
si popull prej tij sot mësojm’.
K’të gjuh’ të kulluar përdorim
të gjith’ ndërsa Mbretërin’ predikojm’.