BERA
Mbret i Sodomës, të cilin Kedorlaomeri dhe aleatët e tij e mundën në ultësirën e Sidimit. (Zn 14:1-11) Abrahami i ndoqi fitimtarët që të çlironte Lotin, nipin e tij, rimori plaçkën dhe, në vend që ta mbante për vete, ia ktheu prapë mbretit të Sodomës. Siç tha edhe vetë, Abrahami e bëri këtë, me qëllim që mbreti i Sodomës të mos mburrej asnjëherë: «Unë e bëra Abramin të pasur.»—Zn 14:14-24.